Arvizu: Hetimi i prokurorisë i pavaru

Arvizu: Hetimi i prokurorisë i pavaru
TIRANË – Ambasadori amerikan Arvizu ka deklaruar se rezultatet e publikuara nga prokurorja e përgjithshme për 21 janarin mbështeten nga qeveria amerikane ndërsa përjashtoi manipulimin politik të hetimit.
Më poshtë deklarata e plotë e diplomatit amerikan në konferencën për shtyp me kryeprokuroren.

“Demostrata filloi me një provokim të qëllimshëm nga një grup protestuesish kundër policisë që ishin duke kryer detyrën e tyre, e cila më pas çoi në një përkeqësim të situatës, dhe kulminoi sikurse e dimë në vrasjen e katër protestuesve dhe në lëndimet e të tjerëve. Në ditët që vijuan SHBA në bazë të kërkesës së prokurorisë së përgjithshme, ranë dakord për të dhënë asistencë teknike dhe shërbimin e kriminalistikës për çështjen e drejtësisë në këtë rast.
Për këtë arsye, qeveria e SHBA i mirëpret ato që ka thënë sot prokurorja e përgjithshme. Ne do të vazhdojmë të mbështesim zyrën e prokurorit të Përgjithshëm ndërsa vazhdohet me këtë hetim. Dhe gjithashtu dua të nënvizoj që ka qenë qëllimi unë që ky hetim të jetë i pavarur, jashtë politikës, të jetë i besueshëm dhe sikurse e përmendi edhe zonja Ina Rama duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe veçanërisht në hetimin e vrasjes së katër protestuesve. Sigurisht edhe veprimet e protestuesve që kanë ndërmarrë dhunë, sikurse edhe veprimet e qëllimet e organizuesve për aq sa dihen. Dhe më në fund duke vazhduar me zhvillimin e hetimit nëse ka ndonjë provë që evidenton, apo shpalos ndalimin e hetimeve, ne jemi në mbështetje”, tha Arvizu.

Si i konsideroni akuzat se prokuroria ka pasur ndikim politik?
Unë nuk mendoj se ky është një hetim i pamotivuar politikisht.

Si do e ndihmoni Ina Ramën?
Mendoj se është shumë e qartë se mbështetja jonë ka qenë e qendrueshme dhe e sigurt”


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash