TIRANE - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu është takuar gjatë orëve të padites së sotme me kryeprokurorin Adriatik Llalla, në një takim që zgjati përreth një orë.

Ky është takimi i parë mes Arvizut dhe Llallës, pas zgjedhjes së këtij të fundit në krye të prokurorisë, pak ditë më parë.

Gjatë takimit në ambientet e Prokurorisë, Llalla premtoi se do të luftojë krimin e organizuar dhe se do të punojë për forcimin e organit të prokurorisë. Kryeprokurori falenderoi gjithashtu ambasadorin Arzizu për mbështjetjen e shprehur prej tij.

Menjëherë pas zgjedhjes së Adriatik Llallës në postin e Prokurorit të Përgjithshëm, dukë pasur Ina Ramën, Arvizu i shprehu mbështetjen e tij Llallës, ndërsa nënvizoi se duhej të zgjidhte çështjen e 21-janarit.

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp pas emërimit të Llallës, ambasadori Arvizu shprehu mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj "përpjekjeve të tij për të kryer në mënyrë agresive ndjekjen penale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe shkeljet e zyrtarëve"

Llalla mori votat e mjaftueshme në Kuvend në seancën e 7 dhjetorit, ku me 75 vota pro (të maxhorancës dhe të Vangjel Dules) ai u emërua si pasuesi i Ina Ramës.

Më parë Adriatik Llalla ka mbajtur postin e kreut të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Ai do të udhëheqë organin e akuzës së Shqipërisë për pesë vitet e ardhshme.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)