TIRANË – Ambasadori I SHBA-së Aleksandër Arvizu ka shprehur sot keqardhjen e tij për incidentet e para elektorale që kanë ndodhur, por njëherësh edhe besimin se ato do të jenë minimale nëse partitë politike do t’i mbajnë nën kontroll, pasionet e tyre dhe do të lehtësojnë punën e Policisë së Shtetit.
 
Këtë mesazh, Arvizu e ka dhënë pas një takimi që ka pasur sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, pikërisht për rolin që po luan policia për të siguruar një fushatë dhe një ditë të qetë zgjedhjesh.  Burgaj tha: “Në këto momente që po flasim, gjithçka është normale, pavarësisht disa incidenteve të lehta dhe dëmeve të lehta në tre raste. Po monitorojmë me kujdes gjithë territorin e vendit dhe policia do respektojë liritë dhe të drejtat e qytetarëve për të votuar.”
 
Pas tij, e mori fjalën ambasadori Arvizu, i cili shprehu  mbështetjen e tij ndaj kreut të Policisë së Shtetit. “I jemi falenderues zotit Burgaj”, - tha ai, - “për bashkëpunimin që marrim nga policia në 365 ditë të vitit. Përsa i përket zgjedhjeve, qartazi njerëzit shprehin pasionin e tyre e fatkeqësisht kanë ndodhur disa incidente, por drejtori Burgaj dhe stafi i tij edhe njëhërë na kanë siguruar se janë të përkushtuar e mund të afrojnë një periudhë dhe një ditë zgjedhore të paqtë. Gjithashtu, z. Burgaj më përmendi përkushtimin për paanashmërinë e policisë në këtë moment.
 
Sjelljet e partive mund ta bëjnë më të lehtë punën e policiësë ,duke i mbajtur pasionet nënë kontroll dhe dhe ligji mund të azbtohet duke qënë të kujdeshëm. Kjo është ajo që SHBA shpreson”, - përfundoi ai.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)