TIRANE- Pas deklaratave të bëra nga ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksander Arvizu, nga Jala, ku po pushon, dhe njëkohësisht është takuar me kreun e LSI, ka reaguar edhe zëvendës ministri i Jashtëm Kreshnik Çollaku. Në reagimin e publikuar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Çollaku shprehet i çuditur nga komenti i ambasdorit Arvizu, duke e cilësuar atë si “ambasador tifoz”. Duke u ndalur tek krahasimi me zgjedhjet e vitit 1992, kur u përmys regjimi komunist, Çollaku thotë se ka një ndryshim të madh nga rotacioni i ndodhur në zgjedhjet e 23 qershorit të këtij viti.
“I çuditur nga komenti i ambasadorit Arvizu, sot nga Jala. Kaq vite në Shqipëri duhet t’i kishin mjaftuar për të kuptuar ndryshimin mes zgjedhjeve të 1992 dhe atyre të 2013. Të parat përmbysen regjimin stalinist të PPSH, një ndër egërsirat me atavike të Europës. Në 92 ish-kolegu i tij Rajerson, në tribunë të partisë së parë të pluralizmit dhe fituese të atyre zgjedhjeve mbante dy gishtat lart, duke premtuar se nga ai moment Shqipëria do ishte pjesë e demokracive perëndimore. Sot Shqipëria është antare e NATO-s, dhe ecën e sigurt drejt antarësimit në BE”, shkruan Çollaku.
Sipas zëvendës ministrit të Jashtëm, Kreshnik Çollaku, rotacioni nga zgjedhjet e 23 qerhsorit nuk ishtë normal, pasi pati blerje masive të votave. Por sipas tij, i pazakontë nuk është rotacioni politik, por pushimet e ambasadorit amerikan në Shqipëri, Aleksander Arvizu, me kreun e LSI, Ilir Meta, në Jalë.
“Në zgjedhjet e 2013, ka ndodhur një rotacion politik i cili do ishte normal nëse nuk do kishte ndodhur nëpërmjet blerjes masive të votave me para nga burime të pista e të errëta. Të krahasosh dy ngjarjet është naive dhe provokuese ndaj historisë së vendit. Asgjë e pazakontë nuk ka ndodhur në 2013 përveçse një proces normal alternimi politik. E pazakonta sot është se ambasadori me mandat të mbaruar Arvizu, duke u ngrohur në rrezet e diellit të Jalës me Ilir Metën (për të cilin u mundua aq shumë ta bllokonte pjesëmarrjen në qeverinë e shkuar, dhe e shokonin vendimet e gjykatave që e shpallnin të pafajshëm), krahason të pakrahasueshmet. Por siç i thonë këtej nga ne, me gushtin ikën dhe vapa, e mesa duket do ikë dhe historia e mos respektimit të të vërtetave historike dhe e ambasadorëve tifozë”, shkruan Çollaku.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com