Në godinën e TVSH, ambasadori Arvizu u prit dje nga drejtori i RTSH, Petrit Beci, Martin Leka, zv drejtor i përgjithësh i RTSH. Pasi vizitoi ambientet e redaksisë, Arvizu u ndal për disa minuta për të ndjekur nga afër provat e Orkestrës Simfonike të RTSH-së e cila do të ekzekutojë live të gjitha këngët, për të 4 ditët e festivalit.
53 instumentistë që do të luajnë tingujt e 28 këngëve konkuruese të festivalit.
Festivali zhvillohet në ditët e fundit të muajit dhjetor, në datat 26, 27, 28, 29 dhjetor. Çmimet do të ndahen në natën e katërt në Pallatin e Kongreseve. Festivali i këngës në RTSH zhvillohet që prej vitit 1961 dhe që prej vitit 2003 kënga fituese e këtij festivali ka përfaqësuar Shqipëri në Eurovizion.
Në këtë 50-vjetor është menduar që në natën e tretë të festivalit, të interpetohen 26 këngë fituese ndër vite, disa nga vetë artistët fitues dhe të tjerat të përshtatura nga këngëtare të tjerë.
