PATOS - Ambasadori i SHBA në Tiranë Alexandër Arvizu është takuar sot me kryebashkiaken e Patosit, znj.Rajmonda Balilaj, meqënëse kjo bashki është fituese e projektit të USAID për pjesëmarrjen e qytetarëve në marrjen e vendimeve.
Arvizu ka vizituar edhe qytetin e Patosit, pasi është ndalur fillimisht në bashki. Takimi është mbajtur pa praninë e kamerave në zyrën e qytetares së parë të Patosit, ndërsa më pas është zhvilluar dhe një takim me këshillin e qytetarëve në sallën e mbledhjeve të godinës së bashkisë.
Pas këtij takimi, Arvizu vizitoi edhe një kompani prodhimi këpucësh, e cila është gjithashtu zbatuese e projektit amerikan “Rritje Albania”. Arvizu ka falënderuar punonjësit dhe administratorin për prodhimet e nxjerra prej tyre, ndërsa ka pohuar se ndihma e USAID për projekte në kompani të tilla që ofrojnë kushte pune dhe punësimi do të jetë në vazhdimësi.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com