Arvizu në PS: Rama e bëri të qartë
do punojë ngushtë me ShBA

Arvizu në PS: Rama e bëri të qartë<br />do punojë ngushtë me ShBA
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, kryeministri i zgjedhur nga votat e 23 qershorit, Edi Rama priti sot dhe zhvilloi një takim me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë në selinë e Partisë Socialiste. I pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan, Alexander Arvizu.

Takimi i nisur rreth orës 17:00 dhe zgjati rreth një orë. Pas tij, Arvizu dhe shefi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark C. Crawford iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.
 
"Si president i ri i Dhomës Amerikane të Tregtisë erdha të falenderoj zotin Rama për takimin. Folëm për pak detaje, por do flasim për më shumë, më vonë. Ajo që kërkon biznesi është qartësia", ka nisur të shprehet Crawford.
 
Ai ka shtuar se ka ofruar mbështetje për administratën e re, një këshill konsultimi të biznesit. Do ishte mirë, që biznesi të kishte takime direkte jo vetëm me kryeministrin, por edhe me ministra. Do ishte mirë të kishte një strukturë, një periudhë kur të merren vendime, por gjatë kësaj periudhe biznesi duhet të konsultohet.
 
"Duhen konsultime përpara jo pas. Do donim të ishim pjesë e këtij procesi, që çon drejt vendimeve dhe ato të merren në kohën e duhur. Ishte takim shumë i mirë dhe po presim me kënaqësi këtë administratë të re", theksoi Crwford.
 
Ndërsa ambasadori Arvizu theksoi fillimisht se "zoti Rama e bëri shumë të qartë, që ai do të punojë ngushtësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe veçanërisht me ShBA-të dhe ofruam mbështetjen e plotë, asistencën me praktikat më të mira të punës", duke shtuar edhe që  "ky është vend sovran".

"Kam besim se zoti Rama dhe Meta, që do t’i përgjigjen asaj për të cilën votuan votuesit. Presim me kënaqësi të punojmë me këtë qeveri", theksoi Arvizu.
 
Ai më tej tha edhe që, "dhamë këshilla për biznesin, por kjo mund të bëhet në çdo fushë".

"Transaprencë në çdo fushë, kredibilitet dhe parashikueshmëri dhe përgjegjshmëri. Këto janë tre shtyllat ku bazohet bashkëpunimi dhe këshillimi që SHBA-të presin", mbylli fjalën e tij Arvizu.


Redaksia online
(mag/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë