TIRANE- Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksander Arvizu tha se nevojitet përfshirja e të gjithë aktorëve në reformën territoriale. I pranishëm në nënshkrimin e “STAR” projekt i asistencës teknike që do mbështesë gjithë etapat e reformës së re administrativo-territoriale, që mbështetet financiarisht nga qeveria suedeze, qeveria amerikane, qeveria zviceriane dhe PNUD-i ambasadori amerikan ka nxitur gjithpërfshirjen në këtë proces. “Nxisim qeverinë të sigurohet që zërat e të gjithë qytetarëve të dëgjohen në këtë proces. Nxisim të gjitha partitë të marrin pjesë aktive në këtë proces. Produkti më i mirë për vendin do të ishte një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse”, tha Arvizu.
Njëherësh ai ka nënvizuar faktin se reforma e re do të jetë një shërbim më i mirë ndaj qytetarit. “Për mbi 10 vjet Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar, janë në një mendje se sistemi i tanishëm i njësive të shumëfishta të qeverisjes vendore është i paqëndrueshëm. Në kohën kur këto njësi kanë qenë të vogla, për të pasur numrin e duhur të personelit të trajnuar dhe në pamundësi për të pasur burimet e mjaftueshme çdo shqiptar ka paguar çmimin për shërbimet publike jashtë standardeve. Përpjekja në vazhdim do konsolidojë Qendrat Vendore nga 385 të tilla.
Ky konsolidim i bashkërenduar me reforma paralele do përmirësojë sektorin publik dhe forcojë autonominë vendore. Rezultatet do të ndihen çdo ditë si në qytete e fshatra. Përkrahim përkushtimin e qeverisë për të bërë reformën që të ndjekë standardet ndërkombëtare”, tha Arvizu. Ambasadori i SHBA bëri apelin ndaj politikës shqiptare që të veprojë shpejt. “Koha për zbatimin e procesit është e ngushtë, duke qenë se qeveria ka për synim që ta përfundojë procesin në kohë për zgjedhjet vendore të vitit 2015”, tha Arvizu.
Shkrimi u publikua sot (23.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com