TIRANE - Ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, Aleksandër Arvizu e cilësoi si 'pikë kthese për Shqipërinë 23 qershorin'. Gjatë aktivitetit tradicional të përvitshëm për Festën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë ai theksoi se kjo datë ishte një mësim i mirë si për fituesin ashtu i dhe për humbësin.

Ambasadori amerikan i cili për pak javë largohet nga Shqipëria, këshilloi të gjithë forcat politike që  të bashkojnë forcat për ndryshim. Më herët diplomati amerikan ka përgëzuar procesin zgjedhor si dhe ka uruar kryeministrin e ri dhe atë që pritet të lëtë këtë detyrë.