Arvizu për 2011:Partitë marrin
notën -4 në 4, pas nëntorit 6

Arvizu për 2011:Partitë marrin <br />notën -4 në 4, pas nëntorit 6
TIRANE- Nëse politikanët shqiptarë do të ishin në shkollë dhe ambasadori Arvizu do të ishte profesori i tyre, atëherë vlerësimi nga 1 janari deri në dhjetor të 2011 do të ishte ngelës, më pas i ulët dhe në mbyllje të vitit një vlerësim jo shumë i kënaqshëm. Në një intervistë për gazetarin Patrik Sadikaj, në televizionin Ora news ambasadori Aleksandër Arvizu vlerëson kështu sistemin politik shqiptar. “Përpara nëntorit nga -4 në 4, pas nëntorit 6. Prirja është pozitive.”

"2011, ishte një vit i mbushur me ngjarje, me ulje e ngritje, që krijuan imazhin e destabilitetit, dhe për të cilën palët ia hedhin fajin njëri tjetrit, por “botës jashtë nuk i intereson ky fakt. Nga këndvështrimi amerikan faji është i të gjithëve.”- analizon ambasadori amerikan.

I pranishëm në Shqipëri që prej 2 dhjetorit të 2010 ambasadori përshkruan vitin 2011 si një vit me “mungesë të theksuar besimi ndërmjet palëve, ndërsa secili person duhet të bëjë atë që duhet në mënyrë që të ecim përpara”

“Unë kam ardhur në dhjetor 2010-të . Kam përjetuar të gjitha këto kapërcime, ka qenë një vit i ngarkuar. Sa i përket politikës është zhgënjyese që pavarësisht situatës politike, korrupsioni, drejtësia mbeten probleme kryesore dhe nuk ka pasur përparim në këtë drejtim. Ne duhet të përpiqemi të gjejmë disa qasje të reja. Ka nga ata që duan që transparenca të fuqizohet dhe ky duhet të jetë qëllimi i 2012-tës”

I pyetur se si e gjykonte faktin se shqiptarët kërkojnë herë pas here një mendim për politikën në përgjithësi Arvizu deklaroi “Duke qenë përfaqësues i SHBA-së ky është roli im, përpiqem të jem i sinqertë. Stili im është që nuk mendoj se është ndihmuese të jesh një person që lehtëson gjërat. Njerëzit shpesh më kanë akuzuar se mbështes partinë Demokratike, por dua të theksoj se është një thënie qesharake. Përpiqem të kem marëdhënie të mira mje PD-në, kam pasur dhe kontradita në rastin e numërimit të votave. Po kështu marëdhënie të mira kam dhe me opozitën. Unë dëshiroj shumë që opozita të jetë e fortë, konkuruese në Shqipëri, në mënyrë që të fuqizojmë kodin zgjedhor. Unë nuk jam personi që lehtësoj gjërat, unë do të punoj me ju, do të përpiqem shumë për fuqizimin e kodit elektoral dhe atij zgjedhor, për të pasur transparencë.”

Duke u ndalur te Kodi Zgjedhor Arvizu vlerësoi si “inkurajuese faktin që të dy palët po punojnë” por shtoi: “Ka mungesë besimi, të dyja palët i shohin gjërat në përfitime afatshkurta. Nuk mendoj se është ide e mirë të përqëndrohen vetëm në zgjedhjet e 2013-të por në diçka që shkon përtej kësaj.”

Duke u ndalur te ngjarjet e 21 janarit, dhe në zgjedhjet e 8 majit, ambasadori Arvizu e cilësoi të rëndësishëm rolin e ndërkombëtarëve për qetësimin e tensionit në Tiranë, por kërkoi që ky rol të mos mbivlerësohej. “Na përket ne sistemit diplomatik të luajmë rolin tonë, zëri ynë ka qenë i qartë. Komuniteti i Bashkësisë Ndërkombëtare ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në Shqipëri më shumë se në vende të tjera. Nuk e mbivlerësoj rolin e influencës ndërkombëtar, sepse në fund vendosin aktorët politikë në vend.”

Ambasadori i bëri apel politikanëve “të reshtin duke fajësuar palën tjetër". Njerëzit të shikohen pak më shumë në pasqyrë. Unë dua të dëgjoj kritika. Njerëzit kanë nevojë të bisedojnë me dikë që jo detyrimisht ka të njëjtin mendim me ta”- nënvizoi Arvizu.

Marëdhëniet Shqipëri- SHBA, Arvizu i vlerësoi të mira por shtoi se mbetet problem korrupsioni dhe reforma në gjyqësor.

“Për shumicën e çështjeve ne punojmë shumë mirë. Shqipëria është anëtare e NATO-s , është një rajon që ka pasur konflikt dhe trazira, një vend stabiliteti në rajon. Ne shqetësohemi kur ka probleme me korrupsionin, që reforma gjyqësore ka mbetur në vend apo kur demokracia cënohet. Ky mbetet një diskutim ndërmjet meje dhe forcave politike”

I pyetur se çfarë prisni nga politika shqiptare për 2012-tën, ambasadori Arvizu u përgjigj “Është koha kur njerëzit marrin vendime për të ndryshuar gjërat. Mendoj që është mirë që të përpiqen të marrin elementët pozitivë, flas për Parlamentin. Ka fusha ku ka dakortësi dhe jo, ka shumë çështje që nuk janë politike, duhet gjetur mënyra për të investuar mbi to, mbi të gjitha të forcojmë besimin. Çelësi është komunikimi, disa politikanë kanë probleme me komunikimin.”

Ambasadori Arvizu preferon të festojë në Tiranë Vitin e Ri. "Kam familjen këtu, kaluam krishhtlindje të këndshme. Me pak verë dhe shampanjë dhe nëse është nevoja të vë dhe helmeta të shoh fishekzjarret."

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron