TIRANE - Në orët e mbrëmjes së sotme, ish të burgosurit politikë janë vizituar në çadrat e vendosura në rrugën “Komuna e Parisit” nga ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Pasi u informua mbi gjendjen shëndetësore të tyre, ambasadori vizitoi edhe Gjergj Ndrecën i cili gjendet në spital.
Vizita e tij në ditën e 17 të grevës së urisë vjen pas tentativës për tu vetëflijuar të ish të burgosurit politik, Gjergj Ndreca. Duke shprehur dhimbje mbi këtë veprim, Arvizu tha se vetësakrifikimi nuk është zgjidhja e duhur për të fituar këtë çështje.
Nga ana tjetër, thirrja e tij u drejtua edhe ndaj qeverisë. Kryediplomati amerikan në Tiranë tha se qeveria duhet të gjej rrugët e komunikimit me grevistët në mënyrë që të shmangë këto akte ekstreme.
“Jam këtu me ju të them dy qëllime. Së pari do doja t’iu thoja që mos të lëndoni veten, sepse duke dëmtuar veten nuk besoj se do të zgjidhni gjë. E di që po i kërkoni qeverisë, shqiptarëve të tjerë të dëgjojnë atë që ju kërkoni. Sigurisht që keni të drejtë të këmbëngulni që zëri juaj të dëgjohet. Dua të jem i sinqertë që as unë as SHBA nuk është në gjendje të jap gjykim nëse kjo që bëni është e drejtë apo jo, a ka peshë. Por e keni patjetër të drejtën që të thoni të drejtën tuaj e të dëgjoheni. Sot kam folur me disa persona në koalicionin qeverisës dhe i kam nxitur që të bëjnë çdo përpjekje për të gjetur mënyrën për të komunikuar me ju. Mund të jetë duke ndodhur edhe tani.” U shpreh ambasadori Arvizu në çadrat e ish të burgosurve politikë në ditën e 17 të grevës së urisë.

Gjatë ditës së sotme Gjergj Ndreca tentoi të vetëdigjej, ndërsa nga flakët e marra pësoi djegie në 40 % të trupit.
Gjithashtu, sot u zhvillua edhe një protestë para kryesisë së Kuvendit nga ish të burgosurit politikë, duke kërkuar nga qeveria plotësimin e kërkesave të tyre. Ata shprehen të vendosur për të vazhduar para me grevën, ndërsa shprehen mjaft të prekur me indiferentizmin e qeverisë dhe akuzat e kryeministrit Berisha duke e cilësuar grevën si politike.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com