Arvizu: Pronësia e hetimit
të 21 janarit është e Ina Ramës

Arvizu: Pronësia e hetimit<br />të 21 janarit është e Ina Ramës
I ftuar në televizionin ABC News, ambasadori i SHBA në Tiranë, Aleksandër Arvizu foli gjatë për situatën politike në vend dhe mbi të gjitha hetimet e 21 janarit.

C’mund të thoni për hetimet e 21 janarit dhe për prokuroren Ina Rama?

Lidhur me performancën e zyrës së prokurorit të përgjithshëm, mendoj se ata kanë dalë shumë mirë me vështirësitë që kanë pasur.

Unë skam qenë asnjëherë komod me informacionet që mund të kenë rrjedhur nga zyra dhe rrjedhjet janë pak të mërzitshme, por shqetësuese është mundësia që komprometohet hetimi. Ina Rama më ka thënë se ndan të njëjtin shqetësim dhe pastaj ka marrë hapa për të trajtuar këtë. Ajo është nëpunëse publike dhe është e përgjegjshme dhe jep llogari për performancën e saj. Mund të flitet për performancën e saj, por ka një kufi, por nëse shkon në kërcënime dhe kanosje, tejkalohet kufiri dhe kjo përbën problem për SHBA-në.

Ne kemi qenë të qartë nga dita e parë se pronësia e këtij hetimi është e prokurorit të përgjithshëm të Shqipërisë. Pas ngjarjeve të janarit të shkuar, ne i jemi përgjigjur kërkesës së zyrës së saj për disa lloje ekspertimesh teknike. Kur jam shfaqur në konferenca për shtyp, kam dashur të qëndroj për besueshmërinë e ekspertizës së FBI, është laboratori më i mirë në botë.

Cfarë mund të na thoni për vizitën e Lulzim Bashës në Washington?

Mesa kuptoj ka qenë shumë i zënë, pasi pashë se po jepte një intervistë për VOA. Është takuar me Filip Rikerin, që ka afërsi me çështjet ballkanike. Ka mbajtur një fjalim në një universitet të famshëm për çështjet ndërkombëtare, është takuar me kryebashkiakun e Uashingtonit. Pres me kënaqësi të flas me të kur të kthehet nga atje.

Mendoj se është e drejtë që të thuhet se është një yll në ngjitje. Është 30 e ca vjeç dhe është kryetar i bashkisë së Tiranës. Mendoj se është e rëndësishme të ketë gjak të ri, freski.

Aktualisht në politikën shqiptare po shfaqen forca të reja, që kanë një sjellje më nacionaliste se të tjerat. E ndihmojnë Shqipërinë me këtë zgjedhje? Apo e fragmentojnë ende më tepër?

Shumë skeptik më thonë mos i jep vëmendje, se ata po përpiqen të zënë disa vende në parlament, për të bërë të njëjtën gjë si bëri Meta me 4 vende në parlament. Unë mendojë që është dicka pozitive fragmentimi, sepse shumë parti do të thotë që përfaqësojnë më tepër grupet e qytetarëve nga të cilët votohen. Patriotizmi është një gjë e mirë, por mos humbisni stabilitetin.


Një element që nuk mund të anashkalohet është zgjedhja e presidentit. Trojka ka folur për president konsensual. Cfarë nënkuptohet me këtë, kur është kaq e vështirë për konsensus?

Jam përpjekur që të mos komentojë shumë për termin konsensus, sepse nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Zgjedhja e presidentit është shumë e rëndësishme dhe unë shpresoja që të ketë të paktën një bisedim, konsultim mes palëve. Unë do të dëshiroja që presidenti të zgjidhej që në raundin e parë.


Jeni në paqe me këndvështrimin e medieve shqiptare, kur jeni akuzuar shpesh se mbështesni një krah?

Mbështetja e njerëzve e vlerësojë shumë. Kur kam qenë në gjimnaz kam qenë përfaqësues i komitetit studentor. Por tani unë përfaqësoj SHBA dhe imazhi që përfaqsoj është ai i SHBA dhe jo i imi, prandaj nuk kërkoj pëlqimin e njerëzve nga ana personale. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset