TIRANË - Çështja e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë nuk mund të kalojë pa vëmendjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo, jo vetëm se bëhet fjalë për një konflikt pronash, por edhe për faktin, se 2 nga 3 pronarët e ligjshëm të truallit, të cilët ka të ngjarë të përzihen nga prona e tyre, pasi u shndërrua në seli të Partisë Demokratike, janë me shtetësi amerikane.
Bëhet fjalë për Marion dhe Eduard Toptanin, trashgimtë të Sadete Toptanit, të cilët kanë lindur dhe jetojnë në SHBA. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, deklaroi, se kjo çështje do të shikohet nga ambsada në Tiranë, pasi kur bëhet fjalë për shtetas amerikanë, problemet e tyre janë nën vëmendjen e tyre.
"Nuk dua të ndalem në detaje, por sa herë që është një shtetas amerikan, dhe në këtë rast është një i tillë, kthehet në shqetësim për ne. Të gjithë e dimë dhe unë nuk mund të mendoj një çështje tjetër kaq të komplikuar në Shqipëri, sa ajo e pronave. Me të vërtetë është shqetësuese për ne. Jemi duke e ndjekur këtë çështje. Kjo është e gjitha deri më sot", është shprehur Arvizu.
Deklarata e numrit një të diplomacisë amerikane në Shqipëri, Arvizu, erdhi pas një takimi me dyer të mbyllura me ministeren e ardhshme të Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Kjo e fundit dhe as ambasadori amerikan, nuk kanë publikuar detaje, megjithëse takimi ka zgjatur 1 orë e 45 minuta (nga ora 15:30-17:15).
Mimi Kodheli pas takimit ka thënë se "e sigurova ambasadorin, se Shqipëria si anëtare e NATO-s do vijojë në rrugën e të qenit një mbështetesë e këtij organizmi për më shumë paqe për vendin tonë dhe vendet anëtare. Ambasadori shprehu kënaqësinë e një fillimi të mbarë pune me qeverinë e re dhe të mbështjetjes, që ata kanë dhënë dhe do vazhdojnë të japin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Takimi i sotëm (e hënë, 26 gusht 2013) me Kodhelin në selinë Ps, dëshmon qartë mbështetjen e Amerikës për qeverinë e ardhshme.
Tri takimet e fundit të ambasadorit Arvizu dëshmojnë, se drejtësia, rendi publik, siguria dhe mbrojtja, janë tri prioritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Një javë më parë, Arvizu takoi në selinë e Partisë Socialiste, ministrin e ri të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe tri ditë më parë, në zyrat e LSI-së, ministrin e ardhshëm të Drejtësisë, Nasip Naço.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Arvizu takon Naçon: ShBA-të ju mbështesin