Arvizu: Punoni shumë
të tejkaloni kufizimet

Arvizu: Punoni shumë <br />të tejkaloni kufizimet
TIRANE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shprehet optimist se Shqipëria ka bërë hapa përpara në këto 20 vjet demokraci, por nënvizon se duhet punuar shumë për të tejkaluar kufizimet. Në një takim me studentë në Liceun Artistik, të cilëve u shpërndanë çerfitikata të gjuhës angleze. Ai u përcolli studentëve mesazhin e rëndësishëm për “tia dalë mbanë nga ana akademike” të mësojnë mirë gjuhën angleze, dhe gjuhët e tjera të huaja, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të përballen mirë me botën konkuruese. Minsitri Tafaj: Shpejt gjuha e huaj provim me detyrim në maturë.

MESAZHI I ARVIZU
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shprehet optimist se Shqipëria ka bërë hapa përpara në këto 20 vjet demokraci, por nënvizon se duhet punuar shumë për të tejkaluar kufizimet.

Në një takim me studentë në Liceun Artistik, të cilët u shpërndanë çerfitikata të gjuhës angleze, Arvizu tha “Shqipëria e ka nisur shumë vonë sesa vendet e tjera të rajonit. Dhe në mënyrë që vendi të ecë përpara është e rëndësishme të ecet përpara në këtë vazhdë… Mos shikoni se cfarë ju thotë bota, se ju nuk do ia dilni, ju duhet të tejkaloni kufizimet dhe duhet tia dilni, dhe fakti që nju keni dalë kaq mirë në rezultatin e këtij provimi tregon se ju keni forcë tia dilni mbanë, dhe Shqipëria ka për të përfituar nga ju.”- deklaroi Arvizu.

Ai u përcolli studentëve mesazhin e rëndësishëm për “tia dalë mbanë nga ana akademike” të mësojnë mirë gjuhën angleze, dhe gjuhët e tjera të huaja, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të përballen mirë me botën konkuruese.

“Për të shkuar jashtë ju duhet të jeni më mirë se ok në gjuhën angleze. Bota është shumë konkuruese, ju duhet të dini më mirë, e jo thjesht mirë, që ju ta bëni Shqipërinë në pararojë sa i përket gjuhës angleze”

Në këtë kontekst solli dhe një krahasim kur në ditët e sotme studentët më të mirë të Shtetet e Bashkuara të Amerikë spo mësojnë gjuhën kineze dhe arabe.
“Kjo sepse Kina në të ardhmen do të jetë në krye të ekonomisë, pas disa vitesh. Me mësimin e gjuhës arabe duhet të përmirësojmë të kuptuarit tone, mbi atë cka vërtet mbart kultura arabe.

TAFAJ: SHPEJT GJUHA E HUAJ PROVIM I DETYRUAR PER MATURANTET 
Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj deklaroi se shumë shpejt gjuha e huaj e parë do të jetë provim i detyrueshëm për maturantët. “Zotërimi i mirë i gjuhës së huaj është armë e fortë për të studentët e një vendi të vogël siç është Shqipëria.Në një vend të vogël si Shqipëria kemi të dosmoshëm të kemi një akses sa më të mirë në univeristet e botës” tha Tafaj.
Pasi sipas kartës së Bolonjës, “Në vitin 2020 20 % e studentëve të sistemit të lartë të Shqipërisë duhet të kenë së paku një vit akademik,”

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit