Arvizu: Roli i Presidentit me
rëndësi, të jetë me integritet

Arvizu: Roli i Presidentit me<br />rëndësi, të jetë me integritet
TIRANE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vë theksin në zgjedhjen e një personaliteti me integritet dhe  përsëriti apelin për konsultime aktive mes palëve në zgjedhjen e presidentit.

“ Përpiqem t`i qëndroj larg termit “president konsensual” sespe ai term mund të sjellë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Përpiqem ti qëndroj termit konsultimeve aktive mes palëve kryesore sepse roli i presidentit është shumë i rëndësishëm për këtë vend por dhe në arenën ndërkombëtarë për SHBA-në dhe vendet e tjera të BE-së. Gjithashtu duke parë dhe rolin që luan presidenti në emërimin e krerëve të institucioneve kryesore si kreun e Prokurorisë dhe SHISH. Është shumë e rëndësishme të vendosen njerëz me integritet në këto pozicione, sepse ne mund të flasim shumë gjatë për reforma, por përsa kohë në këto institucione nuk ka persona me integritet, do të ishte qesharake të flisnim për këto reforma. Është e rëndësishme që t`u largohemi falseve dhe të ecin në rrugën e reformave” - deklaroi ambasadori Arvizu menjëherë pas takimit me kreun e PS-së Edi Rama, që u zhvillua sot paradite në selinë rozë.

Diplomati amerikan është parë të hynte në zyrën e selisë rozë rreth orës 10:00 dhe takimi ka zgjatur gati 1 orë e 30 minuta.

Temë e diskutimeve kanë vazhdimi i bashkëpunimit për reformën zgjedhore, reformën parlamentare, dhe miratimin e ligjeve me 3/5-tat.  

Takimi zhvillohet një ditë pas takimit që diplomati amerikan zhvilloi me kryetarin e bashkisë Lulzim Basha. Por nëse takimi i djeshëm është mbajtur në një prej lokaleve të kryeqytetit në zonën e ish –Bllokut, tek "Napoleon Bonaparti”, një lokal i njohur për verën, aktualisht zhvillohet në një institucion zyrtar i PS-së.
 (sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Sulmi ndaj Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’. Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju

Sulmi ndaj Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’. Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju