Arvizu: Sistemi i Drejtësisë
hallka më e dobët në vend
Gjyqësori mbetet hallka më e dobët e Shqipërisë. Vlerësimi negativ është bërë nga ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu në workshopin për trafikimin e qënieve njerëzore.
TIRANE- Gjyqësori mbetet hallka më e dobët e Shqipërisë. Vlerësimi negativ është bërë nga ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu në workshopin për trafikimin e qënieve njerëzore. Duke i qëndruar të njëjtin vlerësim të bërë nga kryeministri Rama, ambasadori Arvizu deklaroi se lufta e qeverisë për uljen e nivelit të krimit në vend duhet të shoqërohet nga vendime të drejta të gjyqësorit për trafikantët dhe kriminelët.
Ambasadori e cilësoi si të patolerueshme numrin e ulët të vendimeve gjyqësore të dhëna gjatë vitit 2013 për personat e akuzuar për trafikim të qënieve njerëzore. “Fatkeqësisht në 2013 këtu në Shqipëri pati vetëm dy dënime për trafikimin njerëzor. Me arrestime të shumta të trafikimit të qënieve njerëzore për 2013 dhe fillim vitin e 2014.
Është tejet e rëndësishme, është jetike që këto arrestime të përkthehen në një numër më të lartë dënimesh, e në mënyrë që të ndodhë kjo, qeveria duhet të bëjë punën e saj, por gjithashtu prokurorët dhe gjykatësit duhet të jenë pjesë e kësaj përpjekje në mënyrë që të arrihet progresi i mirëfilltë”, tha Arvizu.
Qeveria Shqiptare shpreson qe pas raportit pozitiv të KE mbi reformat e ndërmarra të ketë të njëjtin vlerësim nga DASH. “Në vitin 2013 DASh e përfshiu Shqipërinë në listën e vendeve nën vëzhgim dhe për shkak të punës së pamjaftueshme në luftën kundër trafikimit të personave, sot jemi në një situatë kur puna e qeverisë në këtë drejtim është vlerësuar në Progres-Raportin e Komisionit Evropian dhe ku pas pak kohe, ne shpresojmë dhe urojmë, me besim, që do të marrim një vlerësim pozitiv edhe nga Raporti i DASh”, tha zv.kryeministri Niko Peleshi në takim.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2089
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Barcelona 'tërmet', fiton 7-1 kundër Valencias! Sukses pas katër ndeshjeve
26 Janar, 22:57
-
VIDEOLAJM/ Shërbesë Përshpirtjeje në gjuhën shqipe në Katedralen e Athinës, klerikët shqiptarë nderojnë Kryepiskopin Anastas
26 Janar, 22:50
-
Kolumbia nuk pranoi avionët me emigrantët e dëbuar nga SHBA, reagon sekretari Rubio: Amerika nuk do gënjehet më! Jemi të angazhuar kundër emigracionit të paligjshëm
26 Janar, 22:38
-
Premier League/ Man. United rikthehet të fitojë në udhëtim, tri pikë për Brentford! Tottenham në krizë, shtatë javë pa fitore
26 Janar, 22:29
-
Kolumbia anulon uljen e dy avionëve amerikanë me emigrantë të dëbuar, hakmarrja e Trump: 25% tarifa për mallrat dhe sanksione
26 Janar, 22:16
-
Gaza/ Mijëra persona nuk lejohen të kthehen në banesa, ndalohen nga ushtria izraelite! Trump Jordanisë dhe Egjiptit: Pranoni më shumë palestinezë
26 Janar, 21:47
-
VIDEO/ E pazakontë në Francë, trajneri tërheq zvarrë futbollistin rival
26 Janar, 21:40
-
Gjermani/ Fushata zgjedhore e AfD-së shoqërohet me protesta
26 Janar, 21:37
-
Kosovë/ Aksident i rëndë në Mitrovicë-Pejë, 3 persona humbin jetën, 5 të lënduar! Katër prej tyre zyrtarë policorë
26 Janar, 21:29
-
Greqi/ Makabre në Kretë, nëna dhe partneri i saj dhunojnë fëmijën 3 vjeç! Në banesën e çiftit policia gjen armë dhe sende që janë përdorur për rrahjen e të miturit
26 Janar, 21:01
-
Itali/ Shqiptarit i kapen 863 mijë € cash të fshehura në dollap e makinë, vihet në pranga! Dyshohet se i përfitoi nga shitja e drogës (VIDEO)
26 Janar, 20:53
-
PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda
26 Janar, 20:52