TIRANË – Ambasadori amerikan ka ndarë sot me simpatizantët e tij në Fb, përshtypjet e tij shumë pozitive për vizitën që kreu në Kukës. Ai shkruan në profilin e tij: “ Doja vetëm t’ju thoja se vizita ime sot në Kukës ka qenë e mrekullueshme. Sapo përfundova një takim me të rinj. Ata kishin pyetje shumë të mira dhe së bashku folëm për shumë gjëra, përfshirë dhe zhvillimin ekonomik të zonës. Ashtu siç mund të pritej, kishte edhe pyetje mbi zgjedhjet. Mesazhi im thelbësor ishte i dyfishtë: Unë u thashë që shpresoj që ata ta ushtrojnë të drejtën e votës dhe se shpresoj që të zgjedhin me zgjuarsi dhe u thashë që shpresoj të zgjidhni me zgjuarsi dhe vetë. Nëse jeni në moshë për të votuar dhe nëse jeni në moshë për të marrë vendimet tuaja; askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë për ju:, - përfundon Arvizu.
 
Redaksia online
(ar.sh.shqiptarja.com)