Arvizu të rinjve: Toleranca garanci
për lirinë. Meta: Shembull në botë

TIRANE- Në fjalën e tij, përpara 121 të rinjve të pranishëm në sallën e Kuvendit, kjo në kuadër të Konferencës së 5-të “Modeli i Kombeve të Bashkuara”, ambasadori amerikan, Arvizu kujtoi se jo gjithmonë Shqipëria ka qenë një vend i lirë dhe se vetëm përqafimi i vlerave dhe parimeve si bashkëjetesa dhe toleranca për diversitetin janë garanci që vendi ynë të jetë e pjesë e kombeve të lira dhe demokratike. “Gjithmonë Shqipëria ka qenë një vend i lirë dhe se vetëm përqafimi i vlerave dhe parimeve si bashkëjetesa dhe toleranca për diversitetin janë garanci që vendi ynë të jetë e pjesë e kombeve të lira dhe demokratike”, tha ai.

Ndërkohë që gjatë fjalës së tij, kreu i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se “Ne jemi një komb i cili ka një bashkëjetese të shkëlqyer dhe një tolerancë të jashtëzakonshme ndërmjet komunitetet të ndryshme dhe besimeve të ndryshme dhe është një shembull për të gjithë botën në këtë drejtim.

Por njëkohësisht dua t’iu them edhe dy momente të tjera meqenëse Shqipëria këtë vit do të festojë edhe 70-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë. Ne ishim një popull që edhe pushtuesit italianë kur kapitulluan i mbrojtëm dhe i ruajtëm nga pushtuesit e rinj nazistë, pra mbi 20 mijë ushtarë italianë. Dhe kjo tregon një dimension të jashtëzakonshëm të tolerancës të mikpritjes të respekti një sens të jashtëzakonshëm solidariteti”, tha ai.

Shkrimi u publikua sot (15.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti