TIRANE – Një ditë pas dhunës fizike mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës në ambjentet e kryesisë së Kuvendit, ambasadori amerikan në vendin tonë Aleksandër Arzizu takon në selinë blu kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
 
Takimi, i cili është zhvilluar me dyer të mbyllura ka zgjatur rreth 45 minuta, ndërsa në një prononcim të shkurtër për mediat në përmbyllje të tij, kryediplomati amerikan Arvizu tha se nuk u fol specifikisht përsa i përket protestës së opozitës dhe gevën e urisë së të larguarve nga adminsitrata shtetërore.
 
Sakaq, lideri demokrat po zhvillon takime me një delegacion të nivelit të lartë të ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë, i kryesuar nga Tolbjorn Sohlstron.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)