Arvizu takon Nishanin e Berishën
heshtje për shkarkimin e Shaqirit

Arvizu takon Nishanin e Berishën<br />heshtje për shkarkimin e Shaqirit
TIRANE - Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu zhvilloi sot paradite takime të veçanta me presidentin Bujar Nishani dhe kryeministrin Sali Berisha. Zyrtarisht, nga kjo ambasadë bëhet e ditur se qëllimi i dy takimeve ishte prezantimi i zv ambasadorit amerikan Henri V Jardin. Edhe në njoftimet respektive të zyrës së shtypit pranë kryeministrisë, dhe presidencës thuhet se është bërë prezantimi i zëvendësambasadorin me rastin e fillimit të kësaj detyre. Ndërkohë që nuk thuhet asnjë fjalë nëse në këto takime, (ku kamerat lejohen vetëm pak minuta të filmojnë dhe më pas nxirren jashtë, për të vazhduar bisedën kokë më kokë) është disktuar tema e nxehtë e shkarkimit të kreut të SHISH Bahri Shaqiri dhe emërimit në vend të tij të Visho Ajazi Likës, më 9 gusht.

Një veprim që u pa me rezerva nga ambasada amerikane, e cila nëpërmjet një reagimi, menjëherë sapo mori lajmin, ngriti pikëpyetje për shkarkimin e Shaqirit,  dhe emërimin në vend të tij të njeriut që kishte mbajtur postin e zv.drejtorit kur SHIK drejtohej nga Bashkim Gazidede.Ambasada la qartë të kuptohet se nuk ishte njoftuar por u vu në dijeni vetëm nga mediat.

NISHANI ARVIZUSË: KRITERE PER EMERIMET E GJYQTAREVE
Në njoftimin për shtyp të presidencës thuhet se interesit të ambasadorit për prioritetet e presidencës së tij, kreu i shtetit Nishani i është përgjigjur se do të jenë: “Pavarësia e sistemit gjyqësor dhe rritja e besimit të gjyqtarëve tek sistemi i drejtësisë.” Kreu i Shtetit u shpreh më tej, se promovimi i gjyqtarëve do të realizohet duke u bazuar në merita, nëpërmjet një procedure të hapur dhe transparente me kritere të përcaktuara qartë.

Si nga presidenti ashtu dhe nga kryeministri Berisha është ritheksuar bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve. Qeveria shprehu angazhimi maksimal që këto marrëdhënie të çohen përpara dhe të njohin zhvillime të mëtejshme pozitive për të dyja vendet.

TAKIMI I ARVIZUSE I PARI PAS SHKARKIMIT TE SHAQIRIT
Ky është takimi i parë i ambasadorit Aleksandër Arvizu me Bujar Nishanin, që nga dita kur ky i fundit mori postin e presidentit, 24 korrik. Ndërkohë që më 9 gusht,Nishani firmosi dekretin për largimin e Bahri Shaqirit dhe emëroi në krye të SHISH, Visho Ajazi Likë. Një veprim që u pa me rezerva nga ambasada amerikane, e cila nëpërmjet një reagimi ngriti pikëpyetje për shkarkimin e Shaqirit, për të cilën nuk ishin njoftuar por e mësuan vetëm nga mediat.
Jo vetëm kaq, por pa bërë një muaj nga marrja e postit, Nishani firmosi emërimin në postin e nënkryetarit të KLD-së Elvis Çefën, kandidaturë e mbrojtur nga qeveria. Dhe dje me propozim të ministrit Arben Imami ndryshoi kupolën e Forcave të Armatosura duke dekretuar lirimin nga detyra të 7 gjeneralëve, dge emërimin e 4 gjeneralëve të tjerë.
(sg/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu