TIRANE - Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka postuar një mesazh në Tëitter, ku thekson se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për demokracinë, një test që shpreson se Shqipëria do e kalojë.

“Këto zgjedhje do të jenë një test për demokracinë në Shqipëri, një test që ne shpresojmë se Shqipëria do e kalojë” shkruan Arvizu. Kurse deputeti demokristian në Gjermani, Roderich Kieseëetter tha se humbësi e fituesi duhet të shtrëngojnë duart pas zgjedhjeve.

“Vetë partitë e kanë kuptuar se sa i nevojshëm është një Kuvend funksionues. Besoj se nga krizat e kaluara janë nxjerrë mësime.

Kam vetëm një shpresë që pas zgjedhjeve humbësit të mos merren me fajësime të palës tjetër, dhe që fituesit të përdorin tone pajtuese, që ata t’i japin dorën njëri-tjetrit. Atëherë shoh perspektiva shumë të mira që Shqipëria ka shanse më të mira për statusin e vendit kandidat se para një viti” tha Kiesewetter.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)