TIRANE - "Albumi Historik" i Aleksandër Meksit, i promovuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë, nuk ka mundur dot të lidh urat e komunikimit miqësor mes kryeministrit Sali Berisha dhe ish-kryeministrit Aleksandër Meksi.
Berisha edhe pse ishte i ftuar në ceremoninë e promovimit të "Albumit Historik", me autor Aleksandër Meksin dhe Xhevahir Lleshin, duket se ka qenë i pranishëm vetëm fizikisht. Me ish-kryeministrin e parë të qeverisë demokratike Meksin, Berisha është mjaftuar kur hyri vetëm me një shtrëngim të ftohtë duarsh. Përgjatë gjithë zhvillimit të aktivitetit në 60 minuta, ata nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë me njëri-tjetrin, ndonëse ishin ulur pranë.
E njëjta ftohtësi dhe nga ana ish-kryeministrit të parë të Partisë Demokratike, i cili gjatë gjithë aktivitetit nuk shfaqi asnjë gjest miqësor ndaj Berishës. Situata mes të dyve qëndroi e tillë, e ftohtë, deri në fund të aktivitetit. Në mbyllje të ceremonisë, Meksi qëndroi nën shoqërinë e miqve të tij, mes të cilëve dhe ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani. Ndërsa vetë kryeministri Berisha u largua nga salla me atë ritëm dhe shpejtësi si hyri, edhe pse erdhi i fundit.
Promovimin e albumit e drejtoi prezantuesja e njohur, Sonila Meço. Në fund fjala iu dha Berishës, fjalë e cila endej sa në aspektin historik, duke përmendur “luftëra të popullit shqiptar”, aq dhe artistik, kur përmendi dramat e Shekspirit. Në fjalën e tij, Berisha nuk përmendi qoftë dhe njëherë të vetme emrin e Aleksandër Meksit, edhe pse ishte autor i albumit. Vetëm në nisje Berisha u mjaftua me shprehjen e thatë "përshëndes autorët."
I konceptuar si një vijimësi periudhash historike të historisë së popullit tonë në trojet e tij historike në prag të 100-vjetorit të pavarësisë, “Albumi Historik” i Aleksandër Meksit ka në përmbajtje të tij dhjetëra fotografi, detaje të rralla dhe çaste të rëndësishme historike, ku në qendër të këtij albumi është edhe fotoja me Ismail Qemalin dhe patriotët shqiptarë që luftuan për Pavarësinë e Shqipërisë.
Ish-kryeministri i së parës qeveri demokratike në Shqipëri, Aleksandër Meksi, nuk ka pasur prej 15 vjetësh marrëdhënie të mira me kryeministrin Berisha. Përçarja ka nisur në kohën e firmave piramidale, kur Meksi ishte i pari që dha notat e alarmit. Mëria nis me dorëheqjen e Meksit nga posti i kryeministrit në vitin 1997 dhe pasohet me mënjanimin e tij nga rolet në Partinë Demokratike. Që nga ajo kohë ish-kryeministri Aleksandër Meksi ka qëndruar shumë i shkëputur nga angazhimet politike, por nuk i ka kursyer kritikat në media ndaj mënyrës së qeverisjes Berisha deri më sot.
(ns/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com