Ajo është një nga modelet më të ndjekura në rrjetet spciale por që bën fotoshop dhe këtë gjë e ka pranuar hapur. Bëhet fjalë për Chrissy Teigen, bashkëshorten e këngëtarit John Legend e cila ka treguar se nuk i pëlqejnë këmbët e saj, më saktë gishtat e këmbëve.
E ftuar dje në "The Ellen DeGeneres Show", 32-vjeçarja tregoi se këmbët e saj janë pjesa më e tmerrshme që ka.
"Këmbët e mia janë të tmerrshme. Tani e di që do fokusoheni tek ato. I kam si këmbë aziatike që jetojnë në xhungël, të krijuara për t’u ngjitur në pemë. Madje në kontratën me Sport Illustrated ju bëra të ditur se nuk do t’i nxirrja këmbët dhe i zhyta në rërë,”- tha Teigen.
“Xhon (Legend) thotë gjithmonë se kur unë të vdes në vend që të më mbulojë fytyrën ai duhet të më mbulojë menjëherë këmbët. E ke parasysh që njerëzit mundohen të bëjnë operacion fytyrën ose të pasmet, ndërsa unë mendoj vetëm për këmbët,"- tregoi më tej modelja.
Por nëse jeni kuriozë ja si duken këmbët e modeles: