As Luizi, as Kiara dhe as Efi! Kjo është ish-banorja e BBV që ka shtuar më shumë ndjekës këtë javë

As Luizi, as Kiara dhe as Efi! Kjo është ish-banorja e BBV që ka shtuar më shumë ndjekës këtë javë

Foto ilustruese

Teksa të gjithë jemi sy e veshë për të parë se çfarë postojnë ish-banorët e BBV në rrjetet e tyre  sociale, kjo ndikon dhe tek numri i ndjekësve në Instagram.

Mes shumë personazheve pjesëmarrës në BBV, disa prej tyre kanë spikatur më shumë duke u bërë protagonistë të këtij edicioni dhe duke marrë një audiencë të madhe.

Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram këtë javë?

6. Kristi Aliaj dhe Keisi Medini kanë qenë mjaft të komentuar si brenda edhe jashtë shtëpisë së “BBV2” për shkak të lidhjes që patën. Pas daljes Kristi u shpreh se gjithçka ka mbaruar dhe nuk ka komunikim me Keisin, por duket se gjërat nuk janë tamam ashtu. Së fundmi Kristi dhe Keisi janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë një eventi, duke qendruar të dy në një tavolinë. Ai ka shtuar 2 mijë fansa në Instagram.

5. Luizi dhe Kiara fotografohen herë pas here nëpër rrugët e Tiranës. Por sigurisht nuk mungojnë as postimet në profilet e tyre në rrjetet sociale, ku shfaqen së bashku. Së fundmi Kiara ka postuar në Instastory dy foto ku shfaqet një kënd i shtëpisë dhe ndjekësit menjëherë kanë nisur që të aludojnë se është banesa e re e çiftit. Gjithashtu dhe Kiara ka shtuar 2 mijë ndjekës më shumë në Instagram.

4. Nita Latifi ishte vetëm një hap larg finales së madhe të “Big Brother VIP”, por ende konsiderohej si një prej lojtareve më të forta. Këngëtarja i është futur tashmë punës për krijimin e projekteve të reja muzikore. Këtë javë ajo ka fituar 2 mijë ndjekës.

3. Olta Gixhari ka qenë gjithashtu një nga personazhet më komentuara. Së fundmi po përflitet dhe për një film që do bëjë së bashku me Luizin. Këtë javë ajo ka shtuar 4 mijë fansa në Instagram.

2. Si për çudinë e të gjithëve, këtë javë në vend të dytë renditet Luiz Ejlli me 5 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar. Ai ka vendosur të telefonojë me video call një ndjekëse, e cila quhet Kristina dhe jeton në Greqi. Këngëtari ka pohuar se kishte po aq emocione sa zonja Kristina, duke shkruajtur edhe një shkrim falenderues për të gjithë.

1. Vendi i parë për këtë javë shkon për Dea Mishel, me 7 mijë ndjekës më shumë, duke ia kaluar kështu Luizit. Së fundmi Dea ka folur rreth programit “She’s On Top”, ku do të jetë në juri së bashku me Kristin dhe ka treguar se si do të jetë bashkëpunimi mes njëri-tjetrit.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama: Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve

Rama: Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut ajror të pasagjerëve