Asad mohon përgjegjësinë: Masakrën
në Houla s’mund ta bëjnë as kafshët

Asad mohon përgjegjësinë: Masakrën <br />në Houla s’mund ta bëjnë as kafshët
DAMASK- Presidenti sirian Bashar Asad mohoi çdo përgjegjësi të tij dhe qeverisë në masakrën e Huolës. Gjatë një fjalimi në kuvend Asad mohoi që masakrën ta kenë kryer forcat e tij duke u shprehur se masakra e Houlas ishte aq e rëndë sa as kafshët nuk mund ta kryejnë. Asad tha se nuk ka asnjë fakt apo imazh që të provojnë të kundërtën dhe të akuzojnë forcat e tij të regjimit.

Lidhur me situatën në Siri Asad akuzoi ndërkombëtarët si nxitës të tensioneve në vend duke u shprehur se vendi po shkon drejt spirales së një lufte civile. “Vendi po kalon fazën më kritike që nga fundi i kolonializmit”- u shpreh Asad.

Mediat ndërkombëtare shprehen se mesazhi i sotëm i Asad është i ngjashëm me fjalimet e tij të mëparshme ku ai fajësoi terroristët për kryengritjen në vend që nisi në marsin e vitit të kaluar. Fjalimi i sotëm i Asad është i pari që nga masakra e rëndë në Houla ku u vranë më shumë se 100 vetë shumica prej të cilëve fëmijë.

Hetuesit e OKB-së kanë thënë se ka dyshime të forta se autorët e masakrës janë forcat e pro-regjimit. (n.s./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali