Asamble e Republikanëve, Mediu
Opozita duhet të mirëorganizohet

Asamble e Republikanëve, Mediu<br />Opozita duhet të mirëorganizohet
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu teksa ka folur sot në Asamblenë Kombtare të partisë që drejton ka thënë se opozita duhet të mirëorganizohet dhe të jetë më e bashkuar.

Duke u ndalur tek reforma në Drejtësi, ai ka komentuar edhe mundësinë e blerjes së votave nga e djathta nga qeveria duke thënë se, tentative për pazare është e papranueshme. Po ashtu, ai shtoi se opozita është për një reformë të thellë në drejtësi.

Qëllim jetik i yni është që të kemi një opozitë të bashkuar. Opozita është pro një reforme të thellë në drejtësi. Tentativat për pazare për miratimin e kësaj reformë janë të papranueshme. Organizimi ynë politik duhet të jetë i një forme që ne të trokasim në çdo familje për ta bërë pjesë të rrugëtimit. “ tha Mediu.

Duke folur për fushatat elektorale në vend, ai ka mbështetur mendimin e kreut të demokratëve Basha, ku tha se fushatat duhet që të financohen nga shteti.

Shteti duhet që të financojë fushatat elektorale, në mënyrë që të evitohet korrupsioni dhe krimi nga financimi i fushatës” tha ai.

Sa i përket përbërjes së Parlamentit, Mediu shtoi se qëllimi i PS-së është delegjitimimi i politikës, ndërkohë që Kuvendi është i mbushur me analfabetë e njerëz me rekorde kriminale.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë