Asamblea Parlamentare e NATO-s
Kuvendi 33.7 mln lekë për eventin

Asamblea Parlamentare e NATO-s<br />Kuvendi 33.7 mln lekë për eventin
Në 27 deri 31 mars në Tiranë zhvillohet Asamblea Parlamentare e NATO-s. Eventi i rëndësishëm organizohet nga Kuvendi i Shqipërisë në Pallatin e Kongreseve.

Për këtë arsye Drejtoria e Prokurimeve e këtij institucioni ka hapur garën për kompanitë private të cilat janë të interesuara ta organizojnë atë.

Në dispozicion janë vënë 33 milion e 767 mijë lekë dhe kompania fituese duhet të sigurojë pajisjet audio-video, kompjuterat,  printerat dhe kabinat e përkthimit.

Ndërkohë më herët në vendin tonë krahas dialogut të nivelit të lartë Shqipëri –BE që do të bashkedrejtohet nga Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn, në datat 30-31 mars do të zhvillohet në Durrës takimi i Ministrave të Jashtëm të vendeve të rajonit.

Veç çështjeve të thellimit të bashkëpunimit rajonal për projekte të rëndësishme, diskutimet do të fokusohen edhe tek kriza e refugjatëve dhe siguria, pasi disa vende të

Ballkanit Perëndimor, si Maqedonia apo Serbia janë të prekura nga kjo krizë.

Takimi i paraprin atij që pritet të mbahet në Paris mes vendeve të Ballkanit Perendimor dhe BE-së, i tretë i këtij lloji pasi atij në Berlin dhe Vjenë.

Në takim, përveç Komisionerit të BE-së për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Hahn, Sekretari i Përgjithshëm të RCC, Svilanovic, Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, Lubomir Zaoralek në kapacitetin e tij si kryesues i rradhës i Grupit të Vishegradit (V4) si dhe Sekretarit të Shtetit, Harlem Desir dhe Nën-sekretarit italian për Punët e Jashtme Vincenzo Amendola si të ftuar nderi.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja