Asambleja, Duka: Mos e vendosni
në presion kombëtaren në Francë

Asambleja, Duka: Mos e vendosni<br />në presion kombëtaren në Francë
Presidenti i FSHF, Armand Duka në Asamblenë e qeverisë së futbollit shqiptar ka kërkuar që kombëtarja të mos vendoset në presion për kalimin e grupit në Francë, por kjo nuk do të thotë sipas tij se kuqezinjtë do të shkojnë për turizëm.
 
“Padyshim që arritja më e madhe e futbollit shqiptar është kualifikimi në Euro 2016, falë punës së trajnerit De Biasi dhe ekipit kombëtar. Treguam shumë cilësi, ditëm të fitojmë dhe barazojmë.
 
Ditëm të fitojmë me përmbysje, të besonin dhe ringrihemi pas humbjeve edhe kur shumëkush mendonte se ishim të dorëzuar.
 
Gjetëm ekuilibrat për të arritur te suksesi falë trajnerit De Biasi. Ekipi dha maksimumin duke reflektuar qetësi në fushë.
 
Suksesin e arritëm të gjithë bashkë, pasi të gjithë vendosëm nga një dorë në arritjen e triumfit.
 
Provuam dhe fituam edhe në tavolinë në CAS ndaj Serbisë, e cila nuk ka vetëm vlerën e tre pikëve, por edhe të ‘Fair Play’.
 
Përsa i përket objektivave në Euro 2016, kërkoj që ekipin mos e vendosim në presion, nëse do të arrijmë më shumë do të jetë qershia mbi tortë.
 
Nga kombëtarja kërkoj të luajmë pa presion, por jo për turizëm, vlerë e shtuar për Euro 2016”tha ai.
 
Ndërsa përsa i përket futbollit shqiptar Duka, theksoi se “Skënderbeu na tregoi se asgjë nuk është pamundur, si në arritje, ashtu edhe në planin e investimit që klubi korçar ka bërë vitet e fundit”.




d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)