Asambleja e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), Shqipëria ngul këmbë, Rusia përjashtohet! Petro Koçi: Lufta në Ukrainë, sulm nazist
Delegacioni shqiptar në PABSEC
Lufta në Ukrainë vijon ta penalizojë Rusinë në çdo organizatë ndërkombëtare. Në sesionin e 60 të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit të Ekonomik të Detit të Zi, ( PABSEC) delegacionit rus nuk i janë miratuar mandatet, për shkak edhe të këmbënguljes së delegacionit shqiptar.
Ky ishte një sesion me debate të nxehta për shkak se ne të bëjnë pjesë si Ukraina ashtu edhe Rusia. Delegacioni shqiptar me Kryetar Petro Koçin u bë protagonisti kryesor për rrëzimin e aprovimit të mandateve të delegacionit rus në Asamble.
Me ndërhyrje të vendosura u shmang çdo manovër për t’i bërë dredha rregullores që kishin synim të arrihej vlefshmëria e mandateve të Rusisë, duke shpikur opsionin e votimit në bllok të të gjithë mandateve të delegateve të rinj. Votimi u krye në përputhje me rregulloren dhe asnjë mandat i ri i Rusisë nuk u aprovua. Në krah të Shqipërisë ishte aktiv edhe delegacioni rumun. Në favor të Rusisë votuan Serbia, Armenia, Turqia.
Në fjalën e tij zoti Koci theksoi se "nuk kemi të bëjmë thjesht me një konflikt por me lufte naziste të Rusisë ndaj Ukrainës. Ukraina po lufton për çlirim, ndërsa Rusia po kryen luftë pushtuese. Çdo deputet i Rusisë është njëlloj përgjegjës për agresionin mbi Ukrainën".
Delegacioni rus u largua me nervozizëm nga sesioni. Ndërkohë amendamentet e delegacionit ukrainas kaluan te gjitha ne dokumentet e aprovuara ne Asamble. Megjithëse statuti i organizatës nuk parashikon përjashtimin si opsion, mosaprovimi i mandateve ruse është de facto përjashtim. Delegacioni ukrainas i shprehu mirënjohje të veçantë Shqipërisë për këmbënguljen aktive te delegacionit për të materializuar në vendimmarrje vullnetin politik të organizatës.
K.T./A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se do zbulohet pronari i 400 mijë € të vjedhura nga pastruesja?
-
Po
40.5%
-
Jo
54.4%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 259
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë/ Bakhmut, bastioni ukrainas në Donetsk i izoluar
6 Shkurt, 07:32
-
Papa Françesku: Jam i gatshëm të takohem me Putin dhe Zelensky-n për të arritur një marrëveshje paqeje
5 Shkurt, 23:02
-
Partia e Zelensky-t konfirmon emrin e ri të ministrit të Mbrojtjes pas skandalit të manipulimit të tenderave
5 Shkurt, 22:33
-
Qëllohet me plumb në kokë anëtari i grupit Wanger që ideoi simbolin 'Z'
5 Shkurt, 20:58
-
Zelensky po përgatit shkarkimin e tij, ministri ukrainas i Mbrojtjes premton kontrolle pas skandalit të korrupsionit me manipulimin e tenderave
5 Shkurt, 17:59
-
Raketat me rreze veprimi deri në 150 km, Kievi: Nuk do sulmojmë territorin rus! Qëllimi është çlirimi i rajoneve të pushtuara
5 Shkurt, 15:54
-
Prekëse/ 7-vjeçarja ukrainase iku nga lufta por ‘talentin e mori me vete’, pikturon udhëtimin e saj nga Ukraina drejt Bullgarisë! Nëna: Ajo është rritur me piktura (FOTOT)
5 Shkurt, 11:27
-
Avionë luftarakë për Ukrainën, po përgatiten furnizimet?
5 Shkurt, 09:22
-
Lufta/ Zelensky gati të ndryshojë ministrin e Mbrojtjes! Kiev: Nuk do i përdorim raketat amerikane kundër Rusisë
5 Shkurt, 07:15
-
G-7, Evropa arrin marrëveshje për kufirin e çmimit të naftës ruse
4 Shkurt, 07:51
-
Lufta/ Medvedev: Do të përdorim armë bërthamore nëse Kievi sulmon rajonet ruse! Von der Leyen: Sanksionet e reja për Rusinë deri më 24 shkurt
4 Shkurt, 07:46
-
Lufta në Ukrainë/ Rritet numri i anijeve ruse në Detin e Zi, Kiev: Frikë për sulm masiv raketor
3 Shkurt, 15:46