Asambleja e NATO-s, Turner:
Rrezik kërcënimi rus në Lindje 

Asambleja e NATO-s, Turner:<br />Rrezik kërcënimi rus në Lindje 
Kanë nisur punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë, nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë. Ky takim i nivelit të lartë zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, që prej anëtarësimit të vendit tonë në NATO, në prill të vitit 2009-ë. 
 
Punimet e Asamblesë u çelën nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati i cili theksoi se sfidë e NATO-s mbetet terrorizmi dhe kriza e emigrantëve. "Jemi gati t'i përgjigjemi sfidave të sigurisë", u shpreh Bushati. Kryediplomati shqiptar shprehu shqetësimin e NATO-s edhe për situatën në Ukrainë dhe rritjen e rrezikut rus për vendet e Lindjes.

Sot e nesër, sipas axhendës zyrtare së këtij sesioni, do t’i dedikohen takimeve të pesë Komisioneve të Asamblesë: Komisionit Politik, atij të Mbrojtjes dhe Sigurisë, të Shkencës dhe Teknologjisë, të Dimensionit Civil të Sigurisë dhe Ekonomisë e Sigurisë.
 
Secili komision do të referohet nga drejtues të qeverisë, akademikë, OJQ dhe NATO.

Pjesë të axhendës së takimit në Tiranë, ligjvënësit do të kenë dhe çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe do të urojnë ftesën e drejtuar Malit të Zi për t’u bërë anëtari i 29 i NATO-s. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi, Milo Djukanovic, do të mbajnë fjalën e tyre vetëm pak ditë pasi ministrat e Jashtëm të Aleancës të nënshkruan protokollin e pranimit me Malin e Zi gjatë takimit të tyre në Bruksel.
 
Të hënën, më 30 maj, Asambleja do të mblidhet në seancë plenare, e cila do të drejtohet nga Michael Turner, President i Asamblesë Parlamentare, Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, nga ambasadori Alexander Vershbow, zv/sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe të tjerë personalitete të spikatura.

asambleja e natos
asambleja e natos
(Salla e madhe e Komitetit të Politikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)  Foto 

13: 30 Asambleja ndërpret punimet për pushimin e drekës. Rinis në orën 14:30

13:10 Tensione mes Azerbajxhanit e Armesisë në Asamblenë e NATO-s
Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s është shoqëruar me debate mes përfaqësuesve të Azerbajxhanit e Armenisë.
 
Palët kanë hedhur akuza të ndërsjella në drejtim të njëri-tjetrit për konfliktin e tyre disa vjeçar, lidhur me çështjen e kufirit. Përfaqësuesi Armen akuzoi qeverinë azere se shkel të drejtat e njeriut. 
 
Nga ana e tij, përfaqësuesi azer u shpreh se krahina e pretenduar nga Armenia, Nagorno-Karabakh, është pjesë integrale e Azerbajxhanit. 
 
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi në fjalën e mbajtur të shtunën në hapje të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë, deklaroi se bashkëpunimi rajonal është mjaft i rëndësishëm për integrimin në Bashkimin Evropian.

13:00 Ekonomi: 70% e bizneseve duan reformën në drejtësi 
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi u shpreh gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, se edhe biznesi kërkon miratimin e reformës në drejtësi. 
"Renditja jonë për korrupsionin nuk është aq e mirë. Proceset gjyqësore zgjasin me vite. Ndaj ne e përkrahim reformën në drejtësi. Problem tjetër është çështja e pronës. 70% e bizneseve e konsiderojnë miratimin e reformës në drejtësi të domosdoshme. Aktualisht jemi në nivelin e diskutimit politik", u shpreh Ekonomi.

Sektori elektro-energjetik është një ndër sektorët, që sipas ministres Ekonomi, do të bënte që bashkëpunimi rajonal të ishte i suksesshëm. Lidhur me këtë, ajo siguroi se Shqipëria mbetet e hapur për të bashkëpunuar me vendet e rajonit. “Për Shqipërinë bashkëpunimi rajonal do të thotë angazhim i përbashkët për të ruajtur paqen dhe për të rritur bashkëpunimin në sektorë të ndryshëm”, theksoi ministrja Ekonomi.

Sipas saj, Shqipëria po kalon transformim të rëndësishëm, ku rritja ekonomike po merr hov, ndaj dhe qeveria është e angazhuar për të ndërmarrë të gjitha masat dhe reformat e nevojshme për të mbështetur zhvillimin ekonomik. Ekonomi deklaroi se gjendja ekonomike në vend është e stabilizuar.

Konferenca për shtyp e ministres Ekonomi

Përfaqësuesja e Gjermanisë: Pashë një Shqipëri me dy fytyra. Në Durrës në hotelin ku rri, pashë të rinj me makina të shtrenjta. Çfarë mund të na thoni se ç’po bën qeveria për të bërë ekonominë formale?
Ekonomi: Jemi të ndërgjegjshëm që ka mosbarazi mes zonave. Për zonën juglindore jemi duke vijuar me projekte. Në veri kemi të tjera projekte. Dhe që të mos jetë përqendrimi vetëm në Tiranë. Problemi jonë është te informaliteti. Jemi duke punuar për taksat. Së pari kontrolluam në terren. Kemi rënë dakord që të zgjidhim informalitetin që të bëhet deklarimi i tyre online. Dhe tani punonjësit e tatimeve po bisedojnë me biznesin.

Përfaqësuesja e Anglisë: Ju përgëzoj për trupat që keni çuar në Kabul. Kur do e arrijë Shqipëria vlerën e 2% të GDP për Mbrojtje? Aktualisht në dijeninë time e keni 1%. 
Ekonomi:
Po punojmë për të arritur këtë qëllim. Aktualisht është 1.6 %.

Përfaqësuesja e Parlamentit Europian: Ka ankesa nga bizneset se shtyhen çështjet gjyqësore. Deklarojnë se ka shumë korrupsion? Çfarë po bëhet me reformën në drejtësi?
Ekonomi: Renditja jonë për korrupsionin nuk është aq e mirë. Proceset gjyqësore zgjasin me vite. Ndaj ne e përkrahim reformën në drejtësi. Problem tjetër është çështja e pronës. 70% e bizneseve e konsiderojnë miratimin e reformës në drejtësi të domosdoshme. Aktualisht jemi në niveline diskutimit politik.



12:45  Raportuesja Jukneviciene: Dialogu me Rusinë, kërkon gatishmërinë e palës ruse
 Raportuesja e Përgjithshme nga Lituania, Rasa Jukneviciene, deklaroi sot në Asamblenë e NATO-s se dialogu NATO-Rusi do të ishte pozitiv, nëse do te kishte  gatishmëri dhe besim nga pala ruse.
 
Ajo vuri në dukje rolin konstruktiv qe Rusia ka luajtur në arritjen e marrëveshjes me Iranin, por tha ajo, roli i saj ka qenë
jokonstruktiv në luftën e Sirisë.
 
Ndërkohë që dera ka mbetur e hapur për dialog, Rusia ka shkelur hapur normat ndërkombëtare dhe ka patur sjellje provokuese ndaj NATO-s dhe anëtarëve të saj”, tha ajo.
 
Sipas saj, NATO ka nevojë për një mbrojtje gjithëpërfshirëse dhe strategji, në mënyrë që të jetë në gjendje të menaxhojë sjelljen e Rusisë.
 
Çdo dialog konstruktiv i suksesshëm me Rusinë, tha ajo, duhet të mbështetet tek të qënit të vendosur nga ana jonë, ndërsa lidershipi aktual rus fatkeqësisht kupton dhe respekton vetëm një gjë, që është ‘fuqia’.
 
Ende ekzistojnë opinione për mos e provokuar Rusinë. Putini ka marrë aq hapësirë dhe territore sa e kemi lejuar ne atë të marrë. Është puna e jonë si parlamentarë që të sigurojmë që qeveritë tona të bëjnë të pamundurën, që të ushtrojnë trysni mbi Rusinë dhe ta bëjnë atë përgjegjëse për të gjitha masat shpërqëndruese dhe penguese në Ukrainë apo vende të tjera. Nga ana tjetër ta ndihmojnë Rusinë për të pasur një qasje sa më konstruktive”, u shpreh ajo.
 
Ajo u shpreh se “partneriteti i NATO-s drejt fqinjëve të lindjes dhe politika e dyerve të hapura janë shume të rëndësishme për ne. Nuk ka asgjë negative për marrëdhëniet e mira apo përpjekjet e Rusisë për të patur marrëdhënie me fqinjët, kjo është pozitive për të dyja anët”.


12:30  Topalli: Përjashtimi i Berishës, mazhoranca tregoi se ka frikë
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka folur për gazetarët nga Asambleja e NATO-s në Tiranë, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre.
Sipas Topallit, përjashtimi për 10 ditë nga Parlamenti tregon frikën e mazhorancës dhe që kërkon t’i mbyllë gojën opozitës. Sipas Topallit, Partia Demokratike duhet të mbajë një qëndrim të fortë për këtë çështje.
 
Vendi ynë ndodhet në një udhëkryq në kuptimin e mbulesës së sigurisë brenda vendit në kushtet e krizës ekonomike dhe financiare. Ngjarja e së enjtes së kaluar në mbrojtje të parlamentarizmit, në një betejë të ashpër dhe të frikshme me krimin. Vendimi i tyre është një vendim që tregon frikën, që shpreh doktrinën e tyre për të përjashtuar opozitën nga çdo gjë. Është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë, që flet për degradim të shtetit ligjor për të cilin opozita duhet të mbajë një qëndrim të fortë”, u shpreh Topalli për gazetarët.



11:50 Meidani: SHBA ka ulur rolin në Ballkan, Rusia ndikim në Maqedoni
Ish-Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, u shpreh gjatë mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, se BE nuk ia ka dalë të ketë për t'iu përgjigjur Rusisë.  
 
Sipas tij, Rusia krijon tensione gjeopolitike në rajon, ndërsa Bashkimi Europian është i kufizuar në kapacitete për të influencuar politikën e brendshme ruse.
 
"Bashkimi Europian nuk ia ka dalë të ketë politika për t’iu përgjigjur Rusisë. Rusia krijon tensione gjeopolitike në rajon. Është i kufizuar kapaciteti i BE për të influencuar në politikën e brendshme ruse. BE të aplikojë politikë proaktive për aderimin e shpejtë të Ballkanit në union", tha Meidani.

mejdani
(Ish-Presidenti Rexhep Meidani)
 
Për të garantuar paqen në të ardhmen, ish-Presidenti Meidani shtoi se "BE dhe Rusia duhet të mësohen të jetojnë si fqinjë e fuqi ndërkombëtare". "Raportet BE-Rusi janë të stresuara, ajo që të duhet të bëjë BE është të mbajë lidhje me pullin rus".
 
Meidani theksoi gjithashtu se vitet e fundit Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbehur rolin e tyre në Ballkan. Kjo, tha ai, ka bërë që Rusia të përpiqet të ndikojë politikën Maqedonase.
 
"SHBA e ka ulur pak rolin e saj në Ballkan. Politika e jashtme e Rusisë në Ballkan ka lëvizur. Politika e jashtme e Rusisë po përpiqet të hyjë edhe në Maqedoni. Është me rëndësi që Maqedonia të përparojë drejt NATO-s. Me rëndësi edhe ftesa që ka marrë Mali i Zi për tu bërë pjesë e NATO-s", deklaroi Meidani.
 
Nga ana tjetër, theksoi ai, BE do të vijojë të jetë partner udhëheqës në rajon. "Në disa vende në Ballkan ka tendencë të deformimit të demokracisë. Një fokus i ri i SHBA në rajonin tonë do të mirëpritej shumë", tha Meidani.

mejdani
(Ish-Presidenti Rexhep Meidani)
 
11:15 Kreu i AP, Turner: Kërcënimi rus në lindje të Europës, shqetësim për NATO-s
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s Michael Turner u shpreh gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kreun e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, vuri theksin tek rritja e rrezikut rus në lindje të Europës. Ai tha se NATO duhet të denoncojë kërcënimet bërthamore të Rusisë. "SHBA kanë propozuar një kërkesë për katër fishimin e fondeve për praninë e NATO-s në Europë. Kongresi ka ndërmarrë edhe masa për këtë gjë. Edhe pse SHBA po bnën më shumë, edhe partnerët tanë Europianë duhet të bëjnë më shumë. Ne duhet t'i japim siguri partnerëve tanë, sepse nuk duhet të harrojmë që ekonomia e Rusisë është më e vogël se ajo e Italisë, por kemi të bëjmë me stabilitetin e Europës", u shpreh Turner, duke theksuar se Rusia e sheh NATO-n si rivale.

turner
 
Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria ka bërë një punë të lavdërueshme për zgjerimin në NATO. "Anëtarësimi i vendeve si Serbia e Kosova do të jetë faktor stabiliteti për rajonin e Ballkanit", tha Turner.
 
Duke u ndalur te sfidat e sigurisë globale, Turner theksoi se ISIS është kërcënim për mbarë botën. Sipas tij, ISIS mbetet kërcënim edhe për Libinë dhe kjo çështje do të jetë në fokus të diskutimeve të NATO-s.
 
Kreu i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Pandeli Majko, u shpreh se Shqipëria nuk do të kushtëzojë anëtarësimin e vendeve të rajonit, Maqedoni e Mali i Zi ku jeton pakica shqiptare.  Majko tha se Shqipëria mbështet anëtarësimin e Serbisë dhe të Kosovës. “Nuk mbështesim politikat bllokuese në NATO. Mbështesim anëtarësimin e Serbisë dhe të Kosovës. NATO e hapur për gjithë vendet e rajonit. NATO është një aleancë që nuk bën armiq”, u shpreh ai.

"Nga ne nuk do të dëgjoni deklarata gjeneralësh. "Mbështesim politikën e dyerve të hapura të NATO-s", deklaroi Majko. 



majko
majko turner
(Konferenca për shtyp Turner, Majko, Hobbs. Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)  Foto të tjera

10:00 Bushati: Maqedonia në NATO, kur të zbatojë marrëveshjen e Ohrit
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh në çelje të Asamblesë Parlamentare të NATO-s se Shqipëria mbështet anëtarësimin në Aleancën Veri-Atlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
 
Ai theksoi se anëtarësimi i Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje Hercegovinës e Kosovës, rrit sigurinë për rajonin. Sipas tij, anëtarësimi i vendit tonë në Aleance 7 vite më parë e ka shndërruar Shqipërinë në një aktor të rëndësishëm rajonal që ka angazhimin e duhur për sfidat me të cilat përballet sot siguria europiane.

Anëtarësimi në Aleancë për Shqipërinë ishte rezultat i demokratizimit të vendit dhe mbi të gjitha shprehje e përkatësisë europiane të saj. Ne kemi dëshmuar, se jemi anëtarë të besueshëm te NATO-s dhe ne vazhdojmë të mbështesim politikën e dyerve të hapura të organizatës”, u shpreh Bushati.

“Sa i takon Kosovës,- theksoi ai,- ne besojmë se një rrugë e qartë dhe e mirëpërcaktuar drejt proceseve integruese si në BE e NATO janë parakusht për të pasur një siguri të qëndrueshme e stabilitet demokratik për rajonin”.

“Angazhimi ynë përmes misioneve të NATO-s është dëshmi e seriozitetit dhe përgjegjshmërisë sonë. Kjo frymë na nxit të vijojmë kontributin tonë duke rritur nivelin e pjesëmarrjes”, shtoi Bushati.

Gjithashtu, Bushati theksoi se rruga e Maqedonisë drejt anëtarësimit do të ishte më e lehtë, në rast se zbaton marrëveshjen e Ohrit.  



ditmir bushati asambleja natos
ditmir bushati asambleja natos
asambleja e natos
asambleja e natos
asambleja e natos
(Ministri Ditmir Bushati në Asamblenë e NATO-s, fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

asambleja e natos
(Kreu i Delegacionit shqiptar Pandeli Majko dhe Përparim Spahiu në Asamblenë e NATO-s)
asambleja e natos
asambleja e natos
asambleja e natos
asambleja e natos
asambleja e NATOS
asambleja e natos
(Komiteti i Politikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, foto Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com)

asambleja natos
asambleja natos
asambleja natos
(Kontrollet e sigurisë në hollin e Pallatit të Kongreseve ku po mbahet Asambleja e NATO-s) Foto 



  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv