Asambleja e OSBE seancë për përvjetorin e luftës! Mediu: Ngriheshin flamujt e Ukrainës kur fliste delegacioni rus! Gjiknuri: E papranueshme që disa vijojnë biznesin me Rusinë

Asambleja e OSBE seancë për përvjetorin e luftës! Mediu: Ngriheshin flamujt e Ukrainës kur fliste delegacioni rus! Gjiknuri: E papranueshme që disa vijojnë biznesin me Rusinë

Damian Gjiknuri

Asambleja Parlamentar e OSBE në Vjenë kishte në fokus agresionin rus në Ukrainë që shënon sot 1 vjetorin e nisjes së pushtimit. Delegacioni i Ukrainës nuk mori pjesë për shkak të prezencës së delegacionit Rus. Pothuaj gjithë parlamentarët e vendeve të OSBE në momentin që merrte fjalën delegacioni Rus largoheshin nga salla ose valëvisnin flamujt e Ukrainës, bën me dije kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu.

Po ashtu dha mesazhin që vendet duhet të ndërmarrin hapa konkret për këtë situatë pasi Rusia dhe Kina po përdorin ekonominë si armë kundër të tjerëve.

“Në fjalën time në komitetin e politikave dhe sigurisë që drejtohej nga Kongresmeni Richard Hudson  theksova se “Tashmë 1 Vit mbas agresionit Rus në Ukrainë është mëse e qartë që ky agresion është jo vetëm kindër Ukrainës por kundër Europës. Është një agresion i regjimeve autoritare kundër vëndeve demokratike me interesa të qarta gjepolitike dhe gjeo-ekonomike.

Rusia dhe Kina e kanë përdorur ekonominë si një armë kundër vendeve të tjera. Vendet tona duhet të ndërrmarin hapa konkret që të mos lejojnë investime që krijojnë probleme me sigurinë kombëtare. Ashtu si SHBA dhe BE ne duhet të aprovojmë ligje që bëjnë një proces vlerësimi për investimet e huaj për të evituar që investimet të kthehen në mjete që cenojnë sigurinë kombëtare dhe influencojnë politikën”, tha Mediu.

Në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri dënoi agresionin rus në Ukrainë, një ndërhyrje e cila sipas tij shkeli çdo parim e ligj të së drejtës ndërkombëtare.

Në fjalën e tij, Gjiknuri theksoi se të gjitha vendet duhet të veprojnë së bashku unanimisht në çdo front, përfshirë atë ekonomik për të dënuar agresionin ndaj një vendi të lirë.

“Kjo luftë jo vetëm që ka shkatërruar jetët e miliona njerëzve të pafajshëm në Ukrainë, por ka shkaktuar efekte përkeqësuese në shumë fronte, në mbarë botën, në aspektin ekonomik, të sigurisë dhe lirisë. Stabiliteti i rendit botëror po vihet në pikëpyetje dhe polarizimi midis kombeve liridashëse dhe regjimeve autokratike është thelluar në nivele të ngjashme me Luftën e Ftohtë.  Të gjitha vendet në këtë sallë jo vetëm që duhet ta dënojnë këtë agresion, por duhet të veprojnë së bashku unanimisht në çdo front, përfshirë atë ekonomik. Është e papranueshme që disa anëtarë të dënojnë publikisht agresionin, por vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë, duke ushqyer makinën e luftës të Putinit për të vazhduar të vrasë njerëz të pafajshëm”, tha Gjiknuri.

Numri dy i socialistëve nënvizoi se paqja dhe siguria nuk janë diçka që duhet marrë si e mirëqenë në shumë prej rajoneve, duke përfshirë dhe Ballkanin.

“Ne gjithashtu duhet të nxjerrim mësime se paqja dhe siguria nuk janë diçka që duhet marrë si e mirëqenë në shumë prej rajoneve tona, duke qenë në Ballkan apo gjetkë. Ka edhe mini- Putinë të tjerë që përgjojnë aty-këtu dhe presin kohën e duhur për të rrezikuar paqen dhe stabilitetin. Të gjitha çështjet pezull të mbetura nga e kaluara në zonën e OSBE-së, duke qenë në Ballkan apo gjetkë, duhet të zgjidhen në bazë të parimeve të dialogut, respektit ndaj vetvetes dhe frymës demokratike”, tha ai.

Gjiknuri shtoi se çdo neglizhencë në këtë drejtim, do të kishte pasoja në të ardhmen. Ai shtoi se të gjitha kombet duhet të qëndrojnë të bashkuar kundër agresionit rus dhe të kontribuojnë për paqen.

 “Nëse e neglizhojmë atë në emër të qëllimit më të lartë gjeopolitik, nuk bëjmë gjë tjetër veçse blejmë pak kohë vetëm për të parë tragjedinë ukrainase të përsëritet në një shkallë tjetër. Prandaj të gjitha kombet këtu duhet të qëndrojnë të bashkuar kundër agresionit rus dhe të kontribuojnë për paqen e arritshme me çdo mjet që mundemi, së bashku dhe të bashkuar”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë