Asambleja e PS, Boçi ironi: Mbani
frymën, lajmi “i madh” po na vjen

Nesër do të zhvillohet Asambleja e PS, ndërsa Rama ka paralajmëruar se do të zyrtarizojë edhe qeverinë e re.
 
Por deputeti i PD, Boçi ka ironizuar në Facebook përmes një statusi “Mbani frymën sepse lajmi “i madh” po na vjen!!!!” shkruan ai, ndër të tjera.
 
Asambleja pritet me interes, pasi Rama do të publikojë emrat e kabinetit të ri dhe strukturën.
 
STATUSI I BOCIT
Mbani frymën sepse lajmi “i madh” po na vjen!!!!
– Nga nesër, PS shpall “qeverinë e mosvarme”…. nga PS-ja!
– Nga nesër, mbaron qeveria e duarve në tepsi dhe fillon qeveria e lezetit të tenxheres e sahanëve (lëpirësëve), e kusisë dhe kusarisë.
– Dora vetë Rama II-të, e ka shpalosur devizën për qeverinë e re:
Vidh “më shumë, me më pak” njerëz!
– Nga nesër, “124” kriminelët e rrezikshëm, pas kërcënimeve “live” të Ramës, “s’do kenë vrimë miu ku të futen”……përveç zyrës së Ramës.
– Nga nesër, hashashi shpallet “non grata”….. për qeveritarët! Është jashtë mode….. se kena nevojë për “koka”- shteti e jo për gjethe…
– Nga nesër, zjarret “do ngrijnë” nga hutimi për “zjarrmin” e plasur të qeverisë së re!
– Nga nesër shqiptarët do gjejnë “lumturinë” e humbur, sipas parimit “ishim keq, kur ishim mirë”…. përveç njërit, “hallexhiut timonier” Ramë.
– Nga nesër, shpallet, më në fund, fillimi i proçesit të hyrjes së BE – së në Shqipëri….. me atlete.
Rrnoftë qeveria!
Lavdi votuesve!


dy.b/shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në Shqipëri, Beleri në PE goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në Shqipëri, Beleri në PE goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve