Asambleja e PS, Klosi: Do
të mblidhet më datë 9 mars

Asambleja e PS, Klosi: Do<br />të mblidhet më datë 9 mars
Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë e saj në datën 9 mars. Kjo konfirmohet për gazetën Shqiptarja.com nga Sekretari Organizativ i kësaj partie, Blendi Klosi.
 
Asambleja do të mblidhet 10 ditë përpara Kongresit të 19 marsit, për të miratuar rendin e ditës së këtij të fundit. Paraprakisht rendi është parashikuar të nisë me fjalën e kryetarit të partisë si pikë e parë, pikë e dytë do të jetë projekt-statuti i përpiluar nga grupi i punës i Fatmir Xhafajt për ndryshimet dhe përmirësimet statusore.
 
Pika e tretë e parashikuar i takon diskutimeve jashtë rendit të ditës. Në këtë pikë, pritet të shtohet dhe kërkesa e deputeteve Arta Dade dhe Mimoza Hafizi që kërkojnë shtimin e një pike për caktimin e datës së zgjedhjes së kryetarit të partisë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'