Asambleja e PS, ministrja Xhaçka:
FA në shërbim të komunitetit

Asambleja e PS, ministrja Xhaçka:<br />FA në shërbim të komunitetit
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka prezantuar në Asamblenë Kombëtare objektivat e ministrisë që ajo drejton për 100 ditën e para. Xhaçka është shprehur se janë katër objektivat kryesorë ku do të fokusohet Ministria e Mbrojtjes gjatë këtyre 100 ditëve. 

“Do thellojmë bashkëpunimin me NATO-n e SHBA e aleatët tanë evropian, Forcat e Armatosura do të rritin kontributin e Shqipërisë në NATO dhe angazhimin në misione paqeruajtëse”, tha Xhaçka. Ndërkohë ministrja ka theksuar se gjatë këtyre 100 ditëve FA do të jenë sa më pranë komunitetit, nëpërmjet kërkesave të ardhura nga pushteti lokal dhe nevojave të pushtetit qendror.

“Angazhimet do të jenë bazuar në kërkesat e ardhura nga pushteti lokal dhe në funksion të nevojave të atij qendror: Rrugë, ura, vepra publike, pastrime territori, asistencë mjekësore në fshatra të thellë, angazhime në situata emergjente. Ushtarakët do të janë në shërbim të atdheut, në shërbim të vendit.

Betejat tona nuk janë vetëm me armë e kundërshtarë përballë por beteja për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë dhe më të denjë për të qenë atdheu ynë, Shqipëria që duam”, përfundoi ministrja.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!