Asambleja e PS, Rama: Kongresi
do të mblidhet në Janar 2016-të

Asambleja e PS, Rama: Kongresi<br />do të mblidhet në Janar 2016-të
TIRANË - Asambleja Kombëtare e Partia Socialiste nisi sot punimet, ku në qendër të diskutimeve të saj ishte analiza e rezultatit zgjedhor të 21 Qershorit.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në fjalën e tij tha se me zgjedhjet e 21 qershorit PS-ja fitoi sfida të rëndësishme, por ka ende shumë punë përpara për të bërë e për të ecur në drejtimin e duhur.

E kemi kthyer shqipërinë në drejtimin e duhur. Kemi edhe shumë më tepër për të bërë akoma. Kemi këtë vit numër më të vogël vrasjesh krahasuar me të gjitha vitet e tranzicionit. Kemi një shufër shumë më të madhe të zbulimit të krimit”, - tha Rama.

Rama tha se grupi i posaçëm, i cili do të punojë për të përgatitur ndryshimet në statut do të përbëhet nga: Armando Subashi, Bashkim Fino  Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj, Ethehem Ruka, Majlinda Bufi, Musa Ulqini, Namik Dokle dhe Vasilika Hysi, ndërsa kongresi i Partisë Socialiste i parashikuar për tu mbledhur në Dhjetorë, kryeministri tha se do të shtyhet për në janarë të vitit 2016.
 
Teksa ka renditur dhe ka bërë një rezyme të pikave  kulmore të arritjeve të PS-së në vitet e qeverisjes së saj, Rama tha se reforma në drejtësi do jetë gati për tu votuar në parlament në vjeshtën e këtij viti.

“Gjatë këtij viti janë shënuar më pak vrasje se kurrë më parë në 20 vitet e fundit. Gjithashtu gjatë këtij viti zbulueshmëria është në nivelin më të lartë të saj, një e dhënë kjo që tregon shumë për punën e policisë dhe kthimit të saj në detyrë. Përmes reformës në sektorin energjetik kemi kthyer energjinë elektrike në binaret e ligjit, pas një kohe te gjatë rrënimi. Kemi ndërmarrë reformë të thellë dhe komplekse të sektorit energjetik, që ky mandate të përkthehet në një gur themeli për ruajtjen e burimeve tona natyrore, çka do të sjellë dhe rritje të qendrueshme ekonomike
Kemi çelur kantirerin e një reforme rrënjësore në arsim, në sajë të një punë shembullore të ministres. Puna gjithpërfshirëse do bëjnë në arsim një transformim shumë të madh që nuk është bërë në të gjitha vitet e tranzicionit të mara sëbashku.Kjo reformë ka për synim që brenda këtij mandate arsimit të hyjë në një linjë efiçente, që ti japë dritë brezave të rinjë me qëllim që fakulteti të sjellë dije dhe jo rrënim.
Kemi bërë shumë përmirësime në shëndetësi. Reforma në Shëndetësi dhe ndërrmarrja e një plani masash të gjithanshëm për të ndaluar abuzimet e ndryshme, si dhe ndikuar në çmimin e barnave është një tjetër arritje e jona. Në drejtimin e duhur po punojnë ministrant tanë të ekoniomisë dhe të të gjithë sektorëve të tjerë," - tha Rama.


Më tej, ai vuri në dukje se dy nga shtyllat kryesore të punës së qeverisë së tij janë reforma në drejtësi, për të cilën Kryeministri Rama tha se brenda vjeshtës kalojë ligji i kësaj reforme, teksa përshëndeti dhe reformën historike territoriale, një reformë historike që e kthen vendin në 61 njësi zhvillimi. Në fjalën  e tij, ai felenderojë edhe Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për mbështetjen, si bashkëkryetar i Aleancës për Shqipërinë Europiane

"Kemi kryer një reformë historike atë të administrimit të territoorit e cila tashmë ka hyrë në zbatim.
Reforma në drejtësi do të do të votohet në parlament brenda vjeshtës së këtij viti.
Çelia e negociatave për antarësim vitin e ardhshëm është sigurisht një tjetër fushë ku po punohet shumë. Besoj se do shkojmë në atë moment sepse reformat tona do japin rezultatin e duhur. Edhe politika e jashtme ka qenë mjaft produktive. Puna e Ministrisë së Jashtme  dhe Ministrisë së Integrimit ka qenë shembullore dhe një shembul që bashkëpunimi funksionon shumë mire
”, - tha më tej Rama. 

Por, sipas Ramës edhe pse në këto 2 vite të qeverisjes së Partisë Socialiste janë bërë shumë ka ende gjëra për tu bërë madje edhe brenda vetë PS-së

Të gjitha këto janë  pjesë e së tërës, por këto nuk duan të thonë se nuk ka pasur gjëra që nuk kanë shkuar siç duhet. Pas 2 vjetësh do të ballafaqohemi sërish me zgjedhësit shqiptar për të dhënë llogari për atë çfarë kemi bërë. Kemi arsye për të qenë krenar për çfarë kemi bërë, por nuk kemi asnjë arsye për të mos parë në sy sa më thellë, çfarë nuk ka shkuar në jetën e brendshme të PS­së. Të nxjerrim të gjitha mësimet e domosdoshme për të projektuar rrugën e fitores së vitit 2017, e cila nuk ka asnjë arsye për të mos qenë spektakolare sa të 2013­-ës apo 2015­-ës”, - tha ai. 

Por, sipas Ramës edhe pse në këto 2 vite të qeverisjes së Partisë Socialiste janë bërë shumë ka ende gjëra për tu bërë madje edhe brenda vetë PS-së

“Të gjitha këto janë  pjesë e së tërës, por këto nuk duan të thonë se nuk ka pasur gjëra që nuk kanë shkuar siç duhet. Pas 2 vjetësh do të ballafaqohemi sërish me zgjedhësit shqiptar për të dhënë llogari për atë çfarë kemi bërë. Kemi arsye për të qenë krenar për çfarë kemi bërë, por nuk kemi asnjë arsye për të mos parë në sy sa më thellë, çfarë nuk ka shkuar në jetën e brendshme të PS­së. Të nxjerrim të gjitha mësimet e domosdoshme për të projektuar rrugën e fitores së vitit 2017, e cila nuk ka asnjë arsye për të mos qenë spektakolare sa të 2013­-ës apo 2015­-ës”, tha ai.
 
Sipas Kryeministrit dy do të jenë objektivat kryesorë në të cilët do të fokusohet puna e partisë socialiste në vijim:

E para, hapja e re përmes një fushate të re antarësimesh për përmbushjen e një objektivi në arritjen e 150 mijë anëtarë

Së dyti, riorganizimi i plotë i PS-së për të qenë gati në zgjedhjet e ardhshme.
 
Për këtë arsye ai tha se do të ketë regjistrim dixhital të gjithë anëtarëve të PS-së, të rinjve dhe atyre ekzistues.

 “Këtij qëllimi do ti shërbejë stina e re në PS, që i hap rrugën kjo asamble. Dy drejtimet kryesore: Hapja e re e PS, përmes një fushatë anëtarësimesh, për përmbushjen e një objektivi që PS në 25­vjetorin e saj të jetë forca e 150 mijë anëtarëve dhe së dyti hapja e një procesi zgjedhor në të gjitha nivelet e PS për ripërtëritjen e forcave.Po ecim me sukses në këto dy drejtime duke hedhur themelet e fitores së ardhshme. PS duhet të angazhojë të gjitha forcat, që çdo shqiptar të mos e gjejë të mbyllur rrugën. Mblidhet Asambleja Kombëtare, Rama: Objektivat, PS të jetë forca e 150 mijë anëtarëve dhe zgjedhje në të gjitha nivelet. Kjo do të fillojë me regjistrimin dixhital të anëtarëve të PS­-së, të vjetër dhe të rinjve me anë të një censusi. Të gjitha anëtarët edhe ata që janë duhet të anëtarësohen nga e para dhe do të pajisen me kartën e re të anëtarësisë. Ky regjistër instrument i gjallë i aktiviteteve të partisë. Është një projekt i madh inovativ komunikimi dhe vendimmarrje me bazë të gjerë. nga ana tjetër është pa asnjë dyshim për të ndryshuar në mënyrë drastike PS-në. Pjesa thelbësore e këtij procesi hapje dhe kësaj fushate lidhet me komunikimin me njerëzit në saktësi dhe cilësi. Të dyja këto grupe do informojmë në mënyrë periodike dy krahët për të monitoruar dhe organizuar fushatën për zgjedhjet në parti. Do mësojmë dhe nxjerrim të gjitha mësimet nga dy fitoret e këtyre viteve. Në funksion të ndarjes së re administrative do bëhen ndryshime. Për ti përmbushur këto qëllime do krijohen kanale të besueshme në bazë të partisë dhe në nivel qendror dhe vendor. Do zbatohen standarde në mënyrë që të punohet dhe jo llafe rrugësh”, - tha Rama.

Më tej, Rama u ndal edhe tek përfshirja e emigrantëve në votime. Ai tha se synimi i hershëm i PS-së dhe LSI-së ka qenë përfshirja në votime dhe e emigrantëve për vitin 20017.

Është e sigurt se jemi impenjuar dhe do vazhdojmë të impenjohemi për ti dhënë emigrantëve të drejtën e votës. PS do vazhdojë të shtrihet jashtë vendit, dhe në ato zona më intensive ku ka shqiptarë. Ky proces do ketë në fokus një shtrirje dhe zgjerim i organizatave ekzistuese dhe shtrirje kapilare të organizatave. Koha e organizatave të ndërtuara në bazë pallati apo tarafi duhet të marrë fund. organizata duhet të shtrihet në të gjithë territorin e votimi. Edhe në funksion të procesit m e rritjen e anëtarësimeve dhe gjithpërfshirjen e forumit socialist,. Pjesë e këtij procesi duhet të jetë dhe Fondacioni Qemal Stafa. Rëndësi e dorës së parë ka zbatimi i një platforme të detajuar. Historia e përfshirjes së grave në politikë është një mesazh për ti dhënë fund bllokimit absurd për mos tu dhënë atyre mundësi. në këtë pikë do jemi të angazhuar dhe mos të bëjmë kompromise me cilësinë që duhet të ketë barazia gjinore në organizatë”, - tha Ram në përfundim të fjalës së tij.

Përfundon Asambleja, Balla: Kur partia fiton zgjedhjet mandati i kryetarit i konfirmuar
Pas 3 orë diskutimesh, ka përfunduar Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Në përfundim të saj deputetët Taulant Balla e Arben Ahmetaj, në një prononcim për mediat i cilësuan shumë të rëndësishme punimet e kësaj asambleje.
 
Për Ballën, Asambleja mori një sërë vendimesh të rëndësishme, ku më kryesori ishte ai i fillimit të një procesi zgjedhor nga baza deri në qendër në Partisë Socialiste. 

Ndërsa përsa i përket zgjedhjeve që duhet të bëhen brenda PS-së edhe për kryetarin, Balla tha se kur partia fiton zgjedhjet mandati i kryetarit është i konfirmuar nga vota e popullit. Sipas Ballës gjithçka brenda PS bëhet duke ndjek modelin e funksionimit të Partisë Laburiste.

Mori një sër vendimesh. Më i rëndësishmi ai i fillimit të një procesi zgjedhor nga baza deri në qendër. Ristrukturim i plotë i PS-së. Kongresi zgjedhor i PS-së është thirrur nga asambleja kombëtare u miratua vetëm me një votë kundër. U thirr ngritja e tre grupeve të punës. Gjithçka që po bëjmë në po ndjekim modalitetin e Partisë Socialiste. Edhe rasti i kryetarit të PS-së është i konfirmuar për shkak të votës popullore. Është një gënjeshtër të thuash që sot është bllokuar procesi zgjedhorë brenda PS-së. Nuk ka kohë për ndryshime në statut. Në periudhën e dytë të qeverisjes tonë ne do të shkojmë në çdo cep të territorit sepse kemi marrë një mandat për të qeverisur në çdo cep të Shqipërisë”, - tha Balla.
 
Ahmetaj: Në 2014 në vendin tonë janë krijuar 16 mijë  kompani të reja
Ndërsa Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj duke ju përgjigjur deputetit Ben Blushi, i cili gjatë zhvillimit të asamblesë kishte thënë se ekonomia shqiptare nuk ka pësuar progres gjatë këtyre viteve tha se një nga arsyet kryesore se përse PS-ja fitoi zgjedhjet në 21 qershor është edhe ekonomia. Ai përmendi disa sektorë të ekonomisë të cilat kanë pësuar rritje në 2 vitet e qeverisjes së PS-së.

Arsyeja kryesore se përse patëm fitore në 21 qershor është edhe ekonomia. Më vjen keq që Blushi ju referua ekonomisë si një sektor në rënie. Unë jam dakort se ekonomia nuk ëshë vetëm rozë. Ne jemi rritur në tre mujorin e parë të këtij viti 2.88 %. Janë krijuar shumë vende të reja punë në sektorin jo bujqësor. Ekonomia jonë ka arritur të absurbojë në mënyrë shumë të mirë krizën greke. Në të gjitha vendet e rajonit pagat janë ulur ndërsa në vendin tonë nuk ka ndodhur kjo dhe kjo falë edhe taksës progresive. Në 2014 në vendin tonë janë krijuar 16 mijë  kompani të reja. Në 2014 kanë ardhur 948 kompani të reja të huaja në vendin tonë. 258 milion euro rekord i shifrës në ekonomi.
Ekonomia ka qenë një nga faktorët kryesorë në fitimin e zgjedhjeve të 21 qershorit. Të gjitha reformat që ne kemi ndërmarrë në këto dy vite kanë funksionuar dhe kanë dhënë efektet e tyre direkte dhe indirekte
”, - tha Ahmetaj. 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)

‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)