Pensionet do të vijojnë me rritje të dyfishuar vit pas viti, tha Rama nga Asambleja e PS në Tiranë.

“Nga 1 janari, e thotë tanimë buxheti, bonusi i tyre do të rritet dhe rritja do të jetë dyfishi i vitit të shkuar, ndërsa indeksimi i pensioneve do të afrohet në muajin prill. Askush të mos mendojë nga pensionistët se unë mendoj që këto mjaftojnë. Por mendoj se ka një ndryshim mes një pensioni që nuk rritet dhe një pensioni që rritet çdo vit. Vitin e ardhshëm, pas këtij, do të dyfishohet sërish rritja dhe vitin e fundit të këtij mandati do të dyfishohet rritja e një viti më parë”, tha kryeministri.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Asambleja/ Rama-Veliajt: Je në gabim në raport me mua dhe PS, kush ndjek këtë kuturisje qorrë do ta gjykojmë ashpër! Goditja e njerëzve në krye të detyrës s’falet, Tiranën e fitojmë sërish