Asambleja gjithë-serbe, Vuçiç: S’do të lejoj kurrë që Kosova të mbetet pa shtet serb

Në Beograd, sot është mbajtur mbledhja e parë gjithë-serbe mes qeverisë së Serbisë dhe asaj të Republika Sërpska, ku është miratuar Deklarata e përbashkët për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmes së përbashkët të popullit serb.

Pas mbledhjes, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç tha se serbët kanë bërë gabime në 10 vjetët e fundit, dhe se duke i analizuar gjithë ato gabime, “ne bëmë një marrëveshje, e cila është që pavarësisht nga të gjitha dallimet apo marrëdhëniet e ndërsjella, njerëzit tanë nuk duhet ta vuajnë këtë dhe se asgjë e shëmtuar për RS-në nuk duhet të dëgjohet kurrë në Serbi dhe anasjelltas”.

“Shpeshherë na vinte turp për njerëzit tanë nga Krajina, deri në atë pikë sa gjithmonë kemi diçka për të vërtetuar për ata në anën tjetër të Drinës. Jam krenar që kam lindur në Beograd, por nuk më keni dëgjuar kurrë të them se prandaj jam më i mirë apo më i madh se dikush tjetër, gjithmonë jam ndjerë si serb nga rajoni i Drinës”, tha Vuçiç pas takimit të dy qeverive, Serbisë dhe entitetit të BeH, Republika Sërpska, me çka edhe filloi Asambleja e parë gjithë-serbe, raporton mediumi serb N1, transmeton Klankosova.tv.

Që në fillim të fjalës së tij, Vuçiç foli për situatën në Kosovë, duke thënë se “nuk do ta lejojë kurrë të mbetet pa emër e mbiemër dhe pa shtet serb, sado e vështirë të jetë”.

Ai shtoi se nuk ishte e vështirë të merret me mend se çfarë do të ndodhë në botë kur “forca të përplaset me forcën” dhe se ngjarjet në Ukrainë po e çojnë Serbinë në një fatkeqësi.

Ndër të tjera, ai foli edhe për numrin e ushtarëve serbë, duke thënë se “ne jemi ndoshta kampionët në numrin e luftërave që kemi bërë në shekullin e 20-të”.

“Interesi më i madh serb është ruajtja e paqes”, tha Vuçiç, duke përfunduar se dialogu është mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe se “nuk ka zgjidhje tjetër përveç respektimit të marrëveshjes, formimit të AKS-së dhe gjithçka tjetër”.

“Në vetë Deklaratën, fjalët janë zgjedhur me kujdes, respektuam disa kërkesa të Republika Sërpska, sepse e konsiderojmë parlamentare, e pranuam sepse nuk mund të jemi ne ata që do t’i themi popullit të RS-së se ne e dimë më mirë se sa ata cilat janë problemet e tyre”, ka theksuar Vuçiç.

Pastaj Vuçiç foli për Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.

“Kemi qenë të ekspozuar ndaj një presioni të madh për çështjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, me faktin se ata nuk kanë përmbushur asgjë nga marrëveshja, ndërsa miratimi i Rezolutës për Srebrenicën, që ishte vend i gjërave të tmerrshme, dhe ne e dënojmë këtë. Por ne kurrë nuk mund të merrnim një përgjigje për një pyetje - nëse një rezolutë e përgjithshme për gjenocidet e kryera në të gjitha pjesët e botës u miratua në vitin 2015, pse duhej të miratohej një e veçantë nëntë vjet më vonë? Një pyetje tjetër është nëse kjo rezolutë solli pajtim në BeH apo në rajon? Nuk solli, pra pse e miratuar”, pyeti presidenti serb.

Aleksandar Vuçiç deklaroi se në Deklaratë nuk përmendet përçarje, duke theksuar se ai “nuk dëshiron të futet në një problem të brendshëm”, dhe se shpreson që Republika Sërpska të ketë sukses në zgjidhjen e problemit që ka në mënyrë paqësore.

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik tha sot se deklarata që u miratua sot në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Serbisë dhe qeverisë që ai drejton, “rigjeneron interesin kombëtar serb dhe se të gjithë do të jenë krenarë për miratimin e saj”.

Dodiku përsëriti se nuk do të heqë dorë nga shënimi i 15 shkurtit si Dita e Republikës Sërpska dhe 9 janari si Dita e Themelimit të Republika Sërpskas.

“Deklarata është një dokument thelbësor kombëtar, ajo u dha përgjigje shumë sfidave dhe asaj që duhet bërë në të ardhmen”, tha Dodiku në seancën e përbashkët të qeverive të Serbisë dhe Republika Sërpskas.

Ai beson se vetëm interesat shtetërore dhe kombëtare serbe nuk kanë alternativë.

“Deklarata përfshin të gjitha aspektet e rëndësishme të marrëdhënieve tona”, tha Dodik.

Presidenti i Republika Sërpskas theksoi se deklarata më pas do të miratohet nga parlamentet e Serbisë dhe të Republika Sërpskas dhe ka të bëjë me qëndrimet dhe përgjigjet për çështjet më aktuale.

“Ky Parlament na lidh me atë që bëri perandori Dushan kur shpalli dhe tha atë që ishte e rëndësishme për ne; se ne duhet të bashkohemi rreth sfidave që na rrethojnë. Deklarata mbulon të gjitha aspektet e rëndësishme të marrëdhënieve tona”.

“Së bashku do të festojmë 15 shkurtin si Ditën e RS, por do të mbetemi të përkushtuar ndaj faktit që Republika Sërpska u krijua më 9 janar”, tha Dodiku.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/06/2024 03:45

    /Ne jemi ndoshta kampionet ne lufterat qe kemi bere ne shek.XX/ dhe nga ana tjeter, /Interesi me i madh serb eshte ruajtja e paqes/.Cfare paradoksi?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi