Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PS, Gramoz Ruçi, hezitoi të bëjë publike vendimet, por një gjë të tillë e bën kryetarja aktuale e FRESSH-it, Joleza Koka. Ajo ka publikuar në “Facebook” disa nga vendimet për kandidatët e Asamblesë, të vendosura sot nga kjo e fundit në mbledhjen dyorëshe me dyer të mbyllura.
Bëhet fjalë për kandidatët e rinj për Asamblenë Kombëtare, ku thuhet se 50 % e tyre duhet të jenë gra, madje në dokument cilësohen "shoqe" një term ky i trashëguar nga koha e Partisë së Punës, ndërsa 20% deri në moshën 30 vjeç.
“Mund ta marrim fatin në dorën tonë SOT, për të punuar, së bashku me ata me më shumë përvojë, për të ardhmen”, shkruan Koka.
Mbledhja e sotme ishte e fundit për Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, pasi anëtarëve të saj i ka mbaruar mandati.
Kongresi i 19 marsit do të zgjedhë përbërjen e re të këtij forumi. Për këtë qëllim, Asambleja kam vendosur që 50% e kandidaturave për këtë asamble të jenë gra, dhe 20% e të propozuarve të jenë të moshës deri në 30 vjeç.
Gjithashtu, po në Kongres do të miratohen edhe ndryshimet statutore, propozimi për referendum për mandatin e kryetarit të PS, por edhe për kërkesat e një grupi deputetësh për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar, pasi sipas tyre, Edi Ramës i ka mbaruar mandati.
Redaksia online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Bëhet fjalë për kandidatët e rinj për Asamblenë Kombëtare, ku thuhet se 50 % e tyre duhet të jenë gra, madje në dokument cilësohen "shoqe" një term ky i trashëguar nga koha e Partisë së Punës, ndërsa 20% deri në moshën 30 vjeç.
“Mund ta marrim fatin në dorën tonë SOT, për të punuar, së bashku me ata me më shumë përvojë, për të ardhmen”, shkruan Koka.Mbledhja e sotme ishte e fundit për Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, pasi anëtarëve të saj i ka mbaruar mandati.