Një ditë përpara nisjes së punimeve të asamblesë parlamentare të NATO-s, zv. Drejtori i Rendit Dhimitraq Ziu, doli në një deklaratë për shtyp, për të komunikuar masat e sigurisë për të garantuar mbarëvajtjen e punimeve. 

Rreth 600 efektivë policie do të angazhohen për të siguruar aktivitetin, ndër ta RENEA, efektivë të FNSH-së, Gardës së Republikës, si dhe Policisë Ushtarake.

Ndër masat e sigurisë, zv/drejtori i Rendit i Policisë së Tiranës, tha se janë parashikuar kontrolle në të gjithë vendet e akomondimit të përfaqësuesve të NATO-s që janë parashikuar të qëndrojnë në Tiranë. 

Këto hotele, si dhe Pallatit i Kongreseve, ku do të zhvillohen punimet e Asamblesë, do të patrullohen 24 orë nga policia për gjatë tri ditëve nga datat 27- 30 maj. Kontrollet e policisë me qen antieksploziv nisën që në mesditë, kur njësia me qen antieksploziv e RENEA-s kryen kontrolle në dhomat e disa hoteleve në Tiranë.

Ndërkaq policia rrugore, pritet të shoqërojë të gjithë lëvizjet e delegacioneve, nga vendet e akomodimit drejt pallatit të kongreseve, apo anasjelltas, ndërsa po kështu lëvizjet e tyre jashtë kohës së punimeve të Asamblesë, janë parashikuar të monitorohen nga Garda e Republikës, efektivët e RENEA-s, apo nga Policia Ushtarake. 

foto asambleja natos

foto asambleja natos

foto asambleja natos

 Foto të tjera 

Rrugët që do të bllokohen 

- Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nga kryqëzimi me Rrugën "Abdyl Frashëri" deri tek Sheshi "Nënë Tereza"
- Rruga Ibrahim Rugova, nga kryqëzimi me Rrugën "Abdyl Frashëri" deri tek Sheshi "Fryderyk Franciszek Chopin"
- Rruga Lekë Dugagjini, nga Sheshi "Fryderyk Franciszek Chopin" deri tek Sheshi "Italia"
- Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", në kryqëzim me Rrugën "Papa Gjon Pali II"
- Sheshi "Italia", Rruga përball Stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa"
- Parkingu i Bashkisë Tiranë i vendosur në Sheshin "Nënë Tereza" nuk do të funksionoi gjatë ditëve të këtij Sesioni.

Gjithashtu njoftojmë të gjithë kalimtarët se nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve për rreth Pallatit të Kongreseve. Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve gjatë zhvillimit të këtij Sesioni.
 

 
Njoftimi i Policisë së Tiranës
"Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, njofton për bllokimin e disa akseve rrugore dhe masat e marra, pasi nga data 27.05.2016 deri më 31.05.2016, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet "Sesioni i Pranverës i Asamblesë Parlamentare të Natos"
 
Duke filluar nga ora 06:00 e datës 27.05.2016 deri më datë 31.05.2016, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve pasi do të bllokohen rrugët:
 
- Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nga kryqëzimi me Rrugën "Abdyl Frashëri" deri tek Sheshi "Nënë Tereza"
- Rruga Ibrahim Rugova, nga kryqëzimi me Rrugën "Abdyl Frashëri" deri tek Sheshi "Fryderyk Franciszek Chopin"
- Rruga Lekë Dugagjini, nga Sheshi "Fryderyk Franciszek Chopin" deri tek Sheshi "Italia"
- Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", në kryqëzim me Rrugën "Papa Gjon Pali II"
- Sheshi "Italia", Rruga përballë Stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa"
- Parkingu i Bashkisë Tiranë i vendosur në Sheshin "Nënë Tereza" nuk do të funksionojë gjatë ditëve të këtij Sesioni.
 
Gjithashtu njoftojmë të gjithë kalimtarët se nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve për rreth Pallatit të Kongreseve.
 
Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve gjatë zhvillimit të këtij Sesioni", thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.