Asambleja Parlamentare e NATO-s
mbahet për herë të parë në Shqipëri

Asambleja Parlamentare e NATO-s<br />mbahet për herë të parë në Shqipëri
Shqipëria do të jetë për herë të parë vendi pritës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Lajmin e ka konfirmuar këtë të diel deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, i cili shkruan në rrjetet sociale se Asambleja e NATO-s do të zhvillojë punimet në Tiranë në datën 27 maj. Majko ndodhet në Francë si pjesë e delegacionit shqiptar në punimet e Asamblesë së NATO-s.
 
“Në Asamblenë Kombëtare të Francës. Vendin e fjalës dhe revolucionit evropian. Tanimë është zyrtare, Tirana pret në 27 maj Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, shkruan Majko në “Facebook”.
 
Të njëjtën gjë ka postuar në Facebook edhe ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjithashtu pjesë e delegacionit shqiptar në Asamblenë e NATO-s.
 
“Përveç temës së terrorizmit, krizës humanitare të refugjatëve , Rusisë etj. sot u fol përsëri për nevojën urgjente, për adaptimin me shpejtësi të një strategjie të re për të adresuar situatat e kohëve të fundit. Mbledhja e ardhshme e Asamblesë Parlamentare të NATO-s do bëhet në Tiranë”, ka shkruar ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!