TIRANE - Socialistët kanë qënë gjithnjë të hapur për debate brenda tyre, madje mund të thuhet se në tërë këto vite ia kanë marrë dorën, duke prodhuar debate madje dhe sherre në të gjitha mbledhjet e forumeve e strukturave që janë zhvilluar deri më tani. Por që gjithnjë, përjashtuar rastin e largimit të Ilir Metës, gjithnjë ia kanë dalë të bashkëjetojnë sensibilitetet e ndryshme në këtë parti. Dhe në mbledhjen e djeshme të Asamblesë Kombëtare të PS s'kanë munguar debatet. Këtë radhë ka pasur debat mes kreut të PS Rama e nënkryetarit të komisionit të Sigurisë, deputetit Ilir Gjoni.
Ky i fundit ka dashur të evidentojë faktin se i duhet kushtuar rëndësi ekipit e jo liderit, për të cilin nuk duhet të ngrihen kulte. Gjë që ka sjellë dhe reagimin e Ramës, i cili ka kujtuar se duhet të ketë më shumë takime me qytetarët, gjë që kur ishin në sistemin mazhoritar e bënin, ndërsa tashmë në proporcional të cilësuar kooperativë sipas tij, as që lëvizet. Ndërsa kanë debatuar, ka ndërhyrë anëtari i të "urtëve" Pëllumbi që ka thënë se me këtë përçarje vështirësohet fitorja më 2013. Po japim bisedën e zhvilluar pa a shumë në Asamble. DEBATET MUND TI LEXONI SOT NE SHQIPTARJA.COM
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com