TIRANE- Partia Socialiste informoi sot emrat e anëtarëve të Asamblesë së re Kombatëre e cila doli nga votimet e 1500 delegatëve të Kongresit të 5 nëntorit. Asambleja përbëhet nga 128 kandidatë burra dhe 61 kandidate gra.
Deputeti socialist Besnik Baraj lexoi të plotë emrat e përzgjedhur nga Kongresi për të qenë pjesë e forumit të lartë drejtues të Partisë Socialiste.
Ai falenderuar delegatët për votimin në orët e vona të mbrëmjes, si dhe numëruesit të cilët e bënë detyrën e tyre vullnetarisht. Baraj shpjegoi numërimin e ngadaltë për shkak se çdo votues është shprehur për 189 individë”
Në Asamblenë Kombëtare Edi Rama, ka vendosur të ndërthurë brezat e të vjetërve dhe të rinjve, duke plotësuar idenë e tij për bashkimin e madh në Partinë Socialiste, siç deklaroi në Kongres.
Në listën e të përzgjedhurve, (ashtu siç kishte botuar shqiptarja. com) janë emra si Anastas Angjeli, Agron Duka, Besnik Dervishi e Bashkim Zeneli, Ilir Zela, Mezan Malaj e Musa Ulqini, Petrit Ago apo Luan Hajdaraga, Natasha Paço apo Kozeta Fino, etj. të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të ish kryetarit të PS, Fatos Nano. Por që pas vitit 2005, në një mënyrë apo në një tjetër, kanë qenë të distancuar nga PS. Pas 6 vjetësh pa ndonjë aktivitet të dukshëm politik, ata rikthehen në listat për të qenë direkt anëtarë të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Në listë janë dhe emrat e të rinjtë, të cilët, kanë "bashkëjetuar" me Edi Ramën sidomos në këto vite të vështira pas humbjes së zgjedhjeve të 2009 dhe humbjes së bashkisë së Tiranës në 2011. Kështu, emrat e Erion Veliajt, Aldrin Dalipi, Arbi Maznikut, Artan Lames apo diplomatit analist Dritan Hila, të profesoreshës Iris Luarasi apo Adelina Farricit e Etjona Hoxhës, janë disa nga prurjet e reja që PS ka sjellë menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dy vite më parë.
(s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.4%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4217
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02