Asambleja, rikonfirmohet Ruçi
Numërim elektronik për kryesinë

TIRANË – Gramoz Ruçi rikonfirmohet kryetar i Asamblesë Kombëtare në Partinë Socialiste. Ka përfunduar tashmë votimit për strukturat e reja drejtuese, kryesinë dhe sekretariatin, ndërsa ka dalë edhe rezultati i parë.
Kandidati i vetëm i propozuar nga Rama si kryetar i Asamblesë ka marrë shumicën e votave, ose 168 të tilla.
Për herë të parë Partia Socialiste po aplikon numërimin elektronik të votave duke bërë që të rezultatet të dalin në kohë reale.
Pritet që për pak orë të dalë edhe përbërja e re e kryesisë, e cila sipas ndryshimeve që iu bënë statutit të PS-së muajin e kaluar nuk do të ketë më kopetencë të saj listën e kandidatëve të deputetë. Kjo e drejtë tashmë i takon vetëm Asamblesë.
Në listën e kryesisë Rama ka propozuar 9 emra të rinj, duke larguar disa të tjerë.
Ndërkohë surprizë ka qenë edhe sekretariati i ndryshuar në strukturë e rrjedhimisht edhe në emra.
Kohë më parë, Rama pati deklaruar se kriteri në përzgjedhjen e kandidatëve do të jetë rezultati në zgjedhjet vendore të 8 Majit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet