Koordinatorja për bashkëqeverisjen, Elisa Spiropali gjatë punimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste ka sulmuar LSI  duke deklaruar se duhet të pastrohet administrata nga tepsixhinjtë.

“Duhet të heqim pazarxhinjtë dhe tepsixhinjtë nga administrata. Këtë sfidë duhet ta fitojmë me cdo kusht. Pranë kryeministrisë punojnë 24 koordinatorë, ndjekin problemet e ardhura” tha ajo.

Elisa Spiropali  shpalosi edhe objektivat për 2018. “Në janar –mars 2018 aksion për të regjistruar dhe bërë pjesë të portalit të gjithë qytetratë që i afrohen zyrave dhe për të marrë fund stili i vjetër nëse ke një hall duhet të njohësh një mik apo deputetin.

Qytetari duhet të marrë përgjigjen për 15 ditë për problemet. Aksion për të bërë pjesë e portalit sa më shumë burra dhe gra”. 

d.b/shqiptarja.com