Viti i ri ka nisur me punë intensive nga ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës, që po kujdeset për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore kudo në qytet.
"Fillimi i mbarë gjysma e punës. Bravo ekipit të cilët janë kujdesur për riparimin ddhe mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore në disa segmente të qytetit.", shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
Ekipi u kujdes për riparimin e shtresave asfaltike në segmentet si më poshtë:
Rruga “Violeta Manushi”,
Rruga “Leandro Zoto”,
Rruga “Albanopoli”,
Rruga “Ndre Mjeda”
Kryqëzimi i “Don Bosko”.