Banorët e qytetit të Tiranës kanë jo vetëm një linjë të re të transmetimit të ujit të pijshëm, por nga sot edhe një rrugë me standarde. Pas ndërtimit të linjës së transmetimit Bovillë – Yzberisht në zonën e Institutit, Bashkia e Tiranës është kujdesur që çdo centimetër i rrugëve të prekura nga ky investim t’i rikthehet normalitetit në kohë reale.
Mjetet e rënda të Bashkisë kanë asfaltuar edhe këtë pjesë të rrugës, ndërkohë që falë investimit në rrjetin ujësjellës, banorët e zonës së Kasharit, Yzberishtit, Astirit, Kombinatit dhe Kodër Kamzës do të kenë më shumë ujë të pijshëm, por edhe më cilësor.