Asfiksimi në Bulqizë, Basha: Në
rrezik nxënësit, shkollat të pasigurta

Asfiksimi në Bulqizë, Basha: Në<br />rrezik nxënësit, shkollat të pasigurta<br>
Lideri demokrat Lulzim Basha ka reaguar pas ngjarjes sot në Bulqizë ku u asfiksuan 60 nxënës në një shkollë të mesme për shkak të tymit që ka shkaktuar kaldaja, pasi po testohej për t'u përdorur për ngrohje.

Basha deklaron se shkollat janë të pasigurta dhe nxënësit janë në rrezik, ndërsa akuzon se investimet në shkolla nuk mund të bëhen pjesë e babëzisë qeveritare qendrore apo lokale.

Paraditen e sotme në shkollën e mesme të Shpenzës në Bulqizë, rreth 60 nxënës janë asfiksuar nga tymi që ka shkaktuar kaldaja, pasi po testohej për t'u përdorur për ngrohje.

Deklarata e Lulzim Bashës
Po ndjek nga afer gjendjen e nxenesve te gjimnazit te Shupenzes, te asfiksuar ne oren e mesimit nga gazi karbonik. Duke ju uruar sherim sa me te shpejte te rinjve qe po marrin mjekim ne Bulqize dhe Peshkopi si dhe per nxenesen e sjelle ne Tirane ne gjendje me kritike se te tjeret, shpreh keqardhjen dhe revolten per pasigurine e ambjenteve qe vene ne rrezik shendetin e nxenesve ne shkolla.

Investimet ne shkolla nuk mund te behen pjese e babezise qeveritare qendrore apo lokale. Deputeti i Partise Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ndodhet ne Diber per te qene prane nxeneseve dhe familjareve te tyre dhe per te marre informacion te detajuar mbi pergjegjesit e asfiksimit te 60 nxenesve te Shupenzes.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat