Gjenden të asfiksuar nga gazi burrë e grua në Lushnjë! Të moshuarit kishin ndërruar jetë 2 ditë më parë, djalin e kishin në emigrim

FIER- Dy të moshuar kanë ndërruar jetë në fshatin Rrapëz në Lushnjë, pasi janë asfiksuar nga gazi. Lame Kalliri, 90 vjeç dhe Qlibari Kalliri, 81 vjeç, burrë e grua, janë gjetur të pajetë në banesën e tyre.

Trupat e pajetë u gjetën mëngjesin e kësaj të shtune, pranë njëri-tjetrit, por Lame dhe Qelibari Kalliri, dyshohet se kanë ndërruar jetë 48 orë më parë. Të moshuarit, përkatësisht 90 dhe 81 vjeç, ishin prindër të tre fëmijëve, dy vajza të martuara dhe një djalë në emigrim. Ata jetonin të vetëm në fshatin Rrapëz të Lushnjës.

“Mamanë e kishim të fortë, babai i sëmurë prej një viti e ca. Flisnim në telefon, pardje në drekë kemi folur në telefon për herë të fundit. Jemi me dhimbje të madhe, ende s’i kemi parë, s’na lë policia. Na ndodhi ca na ndodhi...”, shprehet mes lotësh e bija.

Të afërmit tregojnë se të moshuarit  nuk janë përgjigjur në telefon prej dy ditësh, ndaj sot kanë njoftuan policinë, e cila hapi me forcë derën dhe i gjeti pa shenja jete.

“Kanë dy ditë pa dalë, bllokuar nga gazi se plaku ka qenë i sëmurë, por kur ishte mirë dilte pak në diell. Ka dy ditë që ska dalë, telefon kishte por nuk e hapte. Pardje në drekë kishte folur me vajzat, pastaj jo më”, tha një i afërm.

“Ne I shihnim në ballkon dhe mendonim se ishin në rregull, dje si kemi parë, sot njoftuam policinë. Kjo është fatkeqësi e madhe për ne. Vetëm jetonin burrë e grua, 2-3 ditë që nuk kishin dalë”, tha një tjetër.

“Ngroheshin me gaz. Vajzat kanë ardhur ja ku janë atje, djalin e kanë jashtë. Ne njoftuam dhe erdhi policia, por sna e mori mendja se kanë vdekur”, tha një fqinje.

Në këto ditë të ftohta dimri, çifti i moshuar ngrohej me gaz dhe dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e bombolës së gazit. Në vendin e ngjarjes ndodhet ende policia, ndërsa trupat do të transportohen në morgun e Lushnjës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë