Asgjësohen 170 rrënjë kanabis
në Elbasan, arrestohen 4 persona 

Policia e Elbasanit ka arrestuar 4 persona për bashkëpunim me njëri tjetrin në kultivimin e 170 bimëve narkotike.

Të arrestuarit janë Behar Haka, 29 vjeç, banues në fshatin Farkë Tiranë, Gentjan Bërdufi, 28 vjeç, banues në fshatin Pashtresh Elbasan, Olsi Shahollari, 38 vjeç, banues në Tiranë dhe Saijmir Bërdufi, 27 vjeç, banues në fshatin Gjinar Elbasan.

Arrestimi i tyre erdhi pas kontrollit të policisë në fshatin Pashtresh Elbasan, në vendin e quajtur “Mali i Bigës’’, ku këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet të kenë mbjellë 170 bimë narkotike kanabis.

Policia ka asgjësuar bimët me anë të djegies. 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre