Korçë
Policia e Korçës arrestoi dy kushurinj nga fshati Dishnicë, pasi kishin mbjellë kanabis në vazot e luleve. Të arretsuarit janë: Thoma Bregu, 54 vjeç dhe Birah Bregu, 61 vjeç, të dy banues në fshatin Dishnicë dhe kushërinj.
Arrestimi i tyre u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë operative si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë, në banesën e shtetasit Thoma Bregu, iu gjetën dhe asgjësuan në vend me anë të djegies, 130 bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sattiva.
Në vijim të veprimeve proceduriale e kontrolleve, të kryera në lidhje me këtë rast, edhe shtetasit Birah Bregu, iu gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike, të mbjella në vazo lulesh në banesën e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
Gjirokastër
Policia e Memaliajt në vendin e quajtur " Vila" ,fshati Rabije u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 5 parcela me 2240 bimë narkotike Cannabis Sattiva, të cilat dyshohet se janë kultivuar nga ky shtetas.
Në këto parcela u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri model 63 si dhe 15 copë fishek.
Gjithashtu në banesën e tij në fshatin Rabije u gjet një armë gjahu tip Shotgan si dhe një kabëll elektrik që shkonte nga banesa e tij në parcela.
Sarandë
Policia sekuestron rreth 325 kg (kilogram) lëndë e dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva, në një furgon.
Arrestohet poseduesi i lëndës narkotike (drejtuesi i mjetit) shtetasi:
Afrim Çifliku, 43 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat.
Policia e Sarandës ka bërë të mundur zhvillimin e këtij operacioni të koduar "NDRYSHE", mbi bazën e të cilit:
Është bërë kapja dhe arrestimi i shtetasit Afrim Çifliku në fshatin Vrion, Delvinë, pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin tip "Ford-furgon" me targë
AA706JR, brenda të cilit kishte fshehur një sasi të konsiderueshme me drogë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, Policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike në total - 325 kg (kilogram) të llojit Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike, ishte e ndarë në 61 pako, në formë thasësh ngjyrë gri dhe të zezë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Dyshohet se destinacioni i lëndës narkotike ishte shteti Grek.
Punohet për zbulimin, identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.